in

Ndihmat e Komunave për nënat e familjet me shumë fëmijë

Kanë ndryshuar shumat e çeqeve të mëmësisë dhe për familjet. Është fjala për ndihmat e dhëna nga Komunat nënave të reja dhe familjeve me shumë persona më në nevojë, që tregohet përmes treguesit të situatës ekonomike, i ashtuquajturi “Ise”. Patronatet llogarisin falas treguesin Ise, japin informacione, verifikojnë përmbushjen e kritereve dhe ndihmojnë për përpilimin e kërkesave që më pas u paraqiten zyrave të komunës së rezidencës.

Çeku i mëmësisë i vitit 2011 është rreth 316 euro në muaj dhe jepet për pesë muaj. U rezervohet nënave që nuk punojnë, italiane apo shtetase të një vendi tjetër të BE-së dhe  jokomunitare nëse kanë kartën e qëndrimit apo lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë.

Çeku për familjet këtë vit është rreth 132 euro që jepet nga Komunat 13 herë në vit. U rezervohet italianëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera të BE-së që kanë të paktën tre fëmijë të mitur.

Irida, një soprano në Maggio Fiorentino

Vështirësohet marrja e patentinos