Fusha të gjysmë të përpiluara dhe thjeshtësime të tjera për punëdhënësit. Kush nuk di të përdorë internetin mund të bëjë deklarimin me telefon
Romë, 26 shtator 2010 – Ndryshon e bëhet më i thjeshtë deklarimi on-line i punësimit të bashkëpunëtoreve familjare (colf & badanti). Gjithçka mund të bëhet në faqet internet të institutit të sigurimeve shoqërore italiane (INPS), www.inps.it, që ka një seksion kushtuar shërbimeve për punën shtëpiake (për t’u futur në këtë seksion, i interesuari duhet të regjistrohet më parë). Mes shërbimeve të ofruara është edhe “denuncia online” (deklarimi on-line i punësimit), ku punëdhënësit duhet të shënojnë të dhënat e tyre, ato të punonjësit dhe disa informacione mbi marrëdhënien e punës, si orët, rrogën etj.
Nga fundi i gushtit, në sistem janë futur disa elemente të reja si para-përpilimi i fushave me informacione që INPS zotëron dhe përpilimi i udhëhequr i fushave që kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit. Është bërë më i thjeshtë edhe shkarkimi dhe ruajtja e një kopjeje të deklarimit dhe mund të përdoret posta elektronike e certifikuar për të komunikuar me Institutin.
Deklarimi i punësimit është komunikim i detyrueshëm dhe duhet bërë një ditë para vendosjes së marrëdhënies së punës, on-line apo me telefon, në numrin 803.164. Kush punëson si bashkëpunëtore familjare një shtetase jokomunitare, nuk duhet të harrojë t’i nisë me postë kontratën e qëndrimit Sportelit Unik për Imigracionin. (EP)