in

Në fundjavë mbi 8 mijë vetë hyjnë në Shqipëri nga porti i Durrësit

Tashmë pjesa më e madhe me pasaportë të huaj pasi shtohen nga viti në vit shqiptarët që marrin pasaportën e vendit ku jetojnë

Tiranë, 9 korrik 2012 – Pjesa më e madhe e udhëtarëve që kanë mbërritur këto ditë me tragete në portin e Durrësit janë “shtetas të huaj”. Sipas ATSh-së, nga 8.332 udhëtarë që kanë mbërritur në port fundjavën e kaluar (me më shumë se 1.230 autovetura personale), më shumë se 60% kanë pasaporta të huaja. Por në shumicën dërrmuese të rasteve “e huaj” është pikërisht vetëm pasaporta, pasi apo janë shqiptarë që pas shumë vitesh emigracioni kanë marrë edhe shtetësinë e vendit ku jetojnë.

Janë të shumtë edhe shqiptarët nga Kosova e Maqedonia, që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe që pas mbërritjes në Durrës vijojnë udhëtimin me automjete drejt kufijve me vendet e tyre.

Numri i udhëtarëve në portin e Durrësit po vjen duke u rritur për shkak të kthimit për pushime të emigrantëve gjatë muajve korrik dhe gusht, ndërsa nuk janë të pak edhe turistët e huaj që zgjedhin të lundrojnë me tragete nga Bari apo Ankona drejt Durrësit.

Come eravamo – Galeazzo Ciano visita Tirana

Ministri Terzi: “Italia mbështet në çdo mënyrë integrimin e Shqipërisë BE”