in

Në karrige me rrota drejt Lojërave Paralimpike Londër 2012

Histori e Lojërave Paralimpike

Në vitin 1948, Sir Ludwig Guttman, organizoi  në Stoke Mandeville, Angli, një  garë sportive  duke  angazhuar veteranët e Luftës së Dytë Botërore, të cilët kishin dëmtime të shtyllës kurrizore. Katër vjet më vonë, konkurrues nga Holanda iu bashkuan lojërave sportive dhe kështu lindi një lëvizje ndërkombëtare.

Për herë të parë lojërat sportive olimpike për sportistët me aftësi të kufizuara u organizuan në Romë  në vitin 1960. Në Toronto në 1976-tën, u përfshinë edhe  grupe me dëmtime apo gjymtime të tjera dhe lindi ideja për t’i mbledhur të gjitha së bashku në gara sportive ndërkombëtare. Po atë vit u mbajtën Lojërat e para Paralimpike Dimërore në Suedi, siç quhen olimpiadat për sportistët me aftësi të kufizuara fizike.

Sot Lojërat Paralimpike janë evenimentet sportive elitare për sportistët  e klasifikuar me aftësi të kufizuara fizike nga 6 grupe të ndryshme. Në këto Lojëra dalin më në pah arritjet sportive të pjesëmarrësve se sa paaftësia e tyre. Që nga Lojërat e para e deri më sot, kjo lëvizje sportive ka marrë përmasa  të tejskajshme. Numri i sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Paralimpike Verore është rritur nga 400 sportistë  të  23 shteteve pjesëmarrëse në Lojërat e para në Romë në 3.806 sportistë nga 136 vende në Athinë 2004 dhe aktualisht në Pekin kemi një numër pjesëmarrësish prej 4.000 sportistësh dhe 2.000 zyrtarësh.

Lojërat Paralimpike gjithmonë janë organizuar në të njëjtin vit me Lojërat Olimpike. Që nga Lojërat Paralimpike të Seulit 1988 dhe Albertville 1992 (Lojërat Dimërore) ato janë zhvilluar në të njëjtin vend dhe mjedise sportive të Lojërave Olimpike. Më 19 Qershor 2001 u nënshkrua  midis CIO-s, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe IPC-së, Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, një marrëveshje që sanksionon sigurinë e zhvillimit të këtyre Lojërave në të ardhmen. Që nga procesi i kandidimit për Lojërat e vtiti 2012, qyteti mikpritës i zgjedhur është i detyruar  të organizojë edhe  Lojërat Paralimpike. Kështu, Lojërat e ardhshme Paralimpike, në vitin 2012, do të zhvillohen në Londër, Angli.

 

Vlora nderon Petro Markon në 20 vjetorin e vdekjes

Bari. Në ballkon për të parë fishekzjarrët, e godet një plumb