in

Në “Paradiso Azzurro” të Besnik Hoxhës, pica italiane e mikpritje shqiptare

29-vjeçari nga Kruja hap një piceri në Legnano, në dyert e Milanos. Aty gjeni jo vetëm pica, por edhe arançini, krokete, petulla, mish pule te pjekur, lazanje e shume ushqime te tjera të traditës napoletane

Keto dite (te shtunen me 9 prill) ishim te ftuar per nje kokteil tek piceria e re “Paradiso Azzurro” (parrizi i kalter), e cila u hap nga nje krutan ne qytetin tone te Lenjanos. Ai quhet Besnik Hoxha, është 29 vjeç.

Edhe pse i ri në moshë, ka 15 vite pervoje pune mbi shpatulla: ka filluar të punojë në restorant që në moshë të vogël.

Ne vitin 2002 – na rrefen Niku – është transferuar me gjithe familje ne Itali dhe pikerisht ne Ischia, ky ishull i bukur i Napolit ku shumë shpejt është futur në punë. Para tre vjetësh është transferuar në Milano, ku ka punuar me nje firme ushqimore të njohur, “Fratelli Bufala”, dhe gjatë punës në këtë firmë vendosi të nisë diçka të vetën.

“Për të hapur një aktivitet timin, – tregon ai – zgjodha rastesisht Lenjanon që me mangjepsi shume shpejt si qytet”.

U kujtoj lexuesve se Lenjano, ne dyert e Milanos ka me shume se 60 mijë banore nga të cilët mëse 1300 jane me origjine shqipetare nga te dhenat e fundit qe kemi, pa permendur qytetet e tjera ketu afer ku ka shumë e shumë shqiptare. “Emri “Paradiso Azzurro” eshte per te garantuar se prodhimet jane te gjitha Made in Italy, por edhe per te treguar dashurine time per kete vend te mrekullueshem qe na mikpret, artin e saj kulinar,  ne menyre te veçante qytetin e Ischia-s qe me ka rritur profesionalisht dhe me te cilin kam nje lidhje të forte”.

E ku bëhet më mirë pica se në Napoli e Campania, në përgjithësi? Kjo pasuri boterore tashme eshte bere shume e preferuar edhe nga familjet shqiptare, e gatuar ne shtepi apo e prenotuar por nuk mungon ne tryezat tona. “Dhe pikërisht, pica napoletane eshte “kali i trojes” per Besnikun” thote Keti, nje shoqe e tij, “por ky djale me nje mije surpriza do na mundesoje te shijojme edhe pjata tjera tipike te zones se Napolit: produkte te ndryshme rostiçerie, arançini, krokete, petulla, mish pule te pjekur, lazanje e shume te tjera”.

Personalisht duke njohur edhe sadopak vendin dhe njerëzit keto vite qe jetoj ketu, i kam sugjeruar te bejë edhe ndonje pjate tipike shqiptare sepse kureshtja e italianeve eshte e madhe por edhe ne qe jetojme me vite do kishim deshire ndonjehere te shijojme diçka tonen si një byrek të mirë, për shembull.

“Ne ju ofrojme Parrizin e Kalter”, na thone ne fund me buzeqeshje Keti dhe Niku. Këtu gjeni mikpritjen shqiptare dhe shijet e ndryshme dhe cilësinë më të mirë të ushqimeve,  me vulën “Made in Italy”. Ju mirëpresim!”.

Përgatiti Aleks Vulaj, Legnano

Dita e inaugurimit të “Paradiso Azzurro”

 

Rama takon Obamën në Shtëpinë e Bardhë

Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Fotot e tmerrit në Tiranë