PS: Ankimim i ri në Kolegj Zgjedhor për kreun e Tiranës
Këtë radhë për mospërputhjen e numrit të votuesve me atë të votave të numëruar
Partia Socialiste pritet të kërkojë që të verifikohet edhe çështja e mospërputhjes së numrit të votuesve me numrin e votave të gjendura në kutitë për këshilltarë të bashkisë së Tiranës.
Mospërputhja e shifrave është pranuar edhe nga anëtarë të KQZ-së, por është shpjeguar me pretendimin se fletët që janë tepër në kutitë për kandidat, mungojnë në kutitë për këshilltarë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, në kryeqytet kanë marrë pjesë në zgjedhje 256.507 qytetarë.
Juristët e PS janë në pritje të zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ndërmarë edhe nismën ligjore ndaj tij. Vendimi pritet të zbardhet ditën e hënë dhe socialistët do të kenë 24 orë kohë për ta shqyrtuar dhe për të hartuar edhe kërkesën e re që pritet të depozitohet në Kolegjin Zgjedhor.