in

Në Romë shpërndahen pasaportat për të cilat është aplikuar deri në mes të qershorit

Pas rreth një muaji që nuk silleshin pasaporta të reja, mbërrijnë më në fund rreth 450, për të ccilat është aplikuar deri në mes të qershorit

Zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë ka tërhequr më 4 korrik rreth 450 pasaporta të gatshme e ka nisur shpërndarjen e tyre. Kështu që tashmë mund të tërhiqen edhe në Romë pasaportat për të cilat është aplikuar deri në mes të qershorit.

Këtu mund të shihni edhe listën e pasaportave të patërhequra ende nga të interesuarit, listë që do të gjeni gjithnjë të përditësuar në faqet internet të Ambasadës por edhe te shqiptariiitalise.com.

Pikërisht për tërheqjen e dokumenteve, konsujt në Romë këshillojnë me forcë që para se të shkohet në Ambasadë është mirë të pyetet në numrin e celularit të vënë në dispozicion për informacione (0039)342.364.0798 apo të konsultohen faqet internet ku botohet lista e pasaportave të gatshme. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar  për pasaportë biometrike dhe letërnjoftim elektronik, pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë, mund të paraqiten për t’i tërhequr ato në oraret 13:00 – 15:00 nga e hëna deri të premten.

Për tërheqjen duhet të paraqiten me një dokument identiteti me foto dhe me faturën e aplikimit.

Tërheqja e leternjoftimit bëhet vetëm në praninë e personit që ka aplikuar, ndërsa për fëmijët pasaporta mund të tërhiqet edhe nga prindi, pa praninë e fëmijës duke pasur me vete një dokument që vërteton lidhjen familjare me fëmijën.

Ndërsa Konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, lajmëron në faqen e saj të internetit se të  gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për dokumentet pranë kësaj konsullate nga 28 prilli deri më 17 qershor, mund të paraqiten pranë saj për t’i tërhequr. Natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot.

Sipas lajmërimit on-line të Konsullatës, tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi. Nëse pasaporta mund të tërhiqet edhe nga një familjar (me faturën e aplikimi), kush ka paraqitur kërkesë edhe për letërnjoftimin elektronik, duhet të paraqitet personalisht në konsullatë.

Lista e plotë e pasaportave të gatshme për t’u tërhequr në zyrën konsullore pranë Ambasadës shqiptare në Romë

Luli Bitri, aktorja më e mirë protagoniste e Festivalit Vernon në Francë

Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj