in

Nesër Alvini do të përqafojë sërish të atin 

Shumë shpejt Alvini do të kthehet në shtëpi. Pas pesë vjetëve do të mund t’i kthehet përditshmërisë që çdokush i uron atij e bashkëmoshatarëve të tij. 

Gjatë gjithë ditës qarkullonin fjalë rreth kthimit të Alvin Berishës në Romë sot pasdite. Asgjë nuk ishte e sigurt, aq më shumë që edhe avokati i tij, Darien Levani, nuk kishte lajme zyrtare në këtë drejtim nga qeveria italiane apo ajo shqiptare duke qenë se bëhej fjalë për një aksion në zhvillim e sipër.

Thotë se dinë me siguri që Alvini është mirë, ndodhet në një strukturë të Kryqit të Kuq ndërkombëtar apo të Gjysmëhënës së Kuqe siriane, se djali ka komunikuar dje me të atin e se ky i fundit e pret me padurim por nuk ka asnjë lajmërim zyrtar se kur do të mund të përqafojë djalin. 

Rreth mesditës avokati Levani nxjerr një komunikim të shkurtër me të cilën përpiqet të sqarojë të afërmit, miqtë e mediat mbi lajmet më të fundit që babai Afrim Berisha ka nga i biri.

Alvini ka dalë nga kampi Al Hawl. – shkruan avokati Darien Levani – Afrim Berisha ka komunikuar me Alvinin me telefon, i ka thënë që njerëzit që po e shoqërojnë janë shokët e babit e nuk duhet të ketë frikë. “Mirë babi, unë jam duke ardh” është përgjigjur kampioni të vogël. Dimë që Alvini është mirë edhe është në një vend të sigurt, dimë që po punohet për ta sjellë në shtëpi. Ndërkohë Afrimi është në pritje, nuk e di ku dhe kur do vijë Alvini, nuk dimë asgjë zyrtare! Po presim me shpresë dhe me ankth që pritja të marrë fund sa më shpejt, që babai ti japi ato përqafime që ruan prej shumë vitesh. Më shumë se kaq nuk mund të themi. E fundit, e Ju lutem, me dorë në zemër: Afrimi për momentin nuk ka asgjë për të thënë sepse ky është momenti i pritjes, dhe çdo kontakt i shton ankthin. Kur të jetë momenti për të folur, do i përgjigjemi çdo pyetje! Faleminderit”. 

Kaq dihet me siguri. Çështja është delikate, në lojë është jeta e një të mituri e qoftë nga ambasada qoftë nga qeveria italiane nuk thonë më shumë. 

Vetëm pak më parë një lajmërim për një konferencë shtypi e thirrur nga Ministria e Brendshme italiane për nesër në mëngjes lë të kuptohet se djali duhet të mbërrijë në atë kohë në Fiumicino të Romës. 

Irma Kurti në ekspozitën “Poezia dhe Piktura” në Cremona

La dolce e potente voce di Elsa Lila per la musica del ‘700