in

Nesër në orën 10 funeral zyrtar për ish presidentin Alia

Tiranë, 8 tetor 2011 – Do të zhvillohet nesër, e organizuar nga protokolli i Shtetit, ceremonia mortore e ish presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia. Në orën 10, në Shtëpinë e Oficerëve në qendër të Tiranës do të mbahen homazhe dhe në orën 11 trupi i tij do të çohet në varrezat e Sharrës, pranë të shoqes, siç ka lënë amanet vetë Alia parmbrëmë në shtrat të vdekjes.

Për mbajtjen e funeralit zyrtar – i parashikuar nga Protokolli i Shtetit për ish presidentët e Shqipërisë – duket se ka qenë vendimtare ndërhyrja e presidentit aktual Bamir Topit, pas një heshtjeje zyrtare që ka zgjatur gjatë gjithë ditës së djeshme. Vetëm Ilir Meta, kreu i LSI-së i ka shprehur ngushëllimet familjes, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë (me ministër një tjetër anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili) ka pasur një deklaratë zyrtare mbi ecurinë e sëmundjes së Alisë deri në çastin e vdekjes. Të gjithë eksponentët e tjerë politikë, të majtë e të djathtë, nuk kanë parë me vend të lëshojnë asnjë deklaratë mbi vdekjen e pasuesit të Enver Hoxhës por edhe Presidentit të parë të Shqipërisë pluraliste.

Demokracia shqiptare me dy diktatorë/2

Reforma e shtetësisë dhe e të drejtës së votës. Ja si mblidhen firmat