in

Nevojë urgjente për pasaportën e re: në Tiranë për dy ditë kundrejt 15 mijë lekëve

Ministria e Brendshme shqiptare njofton se kundrejt një pagese prej 15 mijë lekë, të gjithë qytetarët do të mund të aplikojnë e të tërheqin pasaportën biometrike për dy ditë në Tiranë

Tiranë, 6 nëntor 2010 – Ministria e Brendshme informon se duke filluar nga dita e hënë, datë 8 nëntor 2010, kompania ”Aleat” do të ofrojë për qytetarët shqiptarë shërbimin e ri të prodhimit të përshpejtuar të pasaportës biometrike.

Të gjithë të interesuarit për një shërbim të tillë mund të blejnë kundrejt shumës 15 mijë lekë kuponët për procedim të përshpejtuar të pasaportës biometrike në zyrën qendrore postare të Tiranës dhe në zyrën postare të njësisë bashkiake nr:3 në Tiranë.
Aplikimi u mundësohet të gjithë shtetasve të Republikës së Shqipërisë, por do të kryhet vetëm pranë zyrave të ”Aleat” në njësitë bashkiake 3, 4 dhe 10 të Tiranës.

Nëse shtetasi aplikon deri në orën 11:00 pasaporta do të prodhohet në dy ditë pune.
Nëse shtetasi aplikon pas orës 11:00 pasaporta do të prodhohet për tre ditë.

Pasaportat e prodhuara në mënyrë të përshpejtuar do të mund të tërhiqen nga qytetarët çdo ditë në orën 16:00 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Qeveria miraton paketën e re të sigurisë

Tra il dire e il F.A.R.E.