in

Nga Italia në Tiranë për një ditë në Big Brother

Zgjat vetëm një ditë aventura e Big brother-it për Besarda Sulën: “Ishte një ëndërr për mua të merrja pjesë në BB5, por mënyra e të jetuarit tim nuk i përshtatej aspak jetës aty brenda. Unë nuk jam mësuar të jetoj e monitoruar nga kamerat”

Romë, 21 shkurt 2012 – Zgjat vetëm një ditë aventura e Big brother-it për Besarda Sulën, 19 vjeçaren që ka lindur në Fier dhe jeton prej 12 vjetëve në Itali.

Para pak kohësh ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në edicionin e pestë të Big Brother-it që nisi më 18 shkurt, ku siç thotë ajo vetë “kishte dëshirë të hynte për të njohur më mirë shqiptarët, njerëzit e komunitetit të saj, sepse dëshiron të kthehet një ditë e të dijë çdo gjë për vendin”. Por duket se me gjithë vullnetin e mirë për të njohur “njerëzit e saj”, me gjithë moton e saj që thotë se është Carpe diem, nuk e ka përballuar dot për më shumë se 24 orë izolimin nga realiteti i jashtëm dhe vendosi që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5.

E ftuar në “Pasdite në Top-Channel” ajo sqaroi kështu arsyet e largimit të saj: “Ishte një ëndërr për mua të merrja pjesë në BB5, por mënyra e të jetuarit tim nuk i përshtatej aspak jetës aty brenda. Situata aty ishte shumë ndryshe dhe e monitoruar nga kamerat. Unë nuk jam mësuar me atë lloj jete.  Sapo hyra aty, unë ndryshova krejtësisht si njeri. Isha shumë e ftohtë me banorët e tjerë. Por ai nuk është karakteri im kështu që mora vendimin të largohesha”. Besarda tha se më vonë, ndoshta pas një jave ose një muaji, mund edhe të pendohet për këtë që bëri.

Besarda shpejt do të kthehet në Itali ku studion për ekonomik. Edhe pse nuk i pëlqen shumë të rrijë mbi libra, është e bindur se studimi “është shumë i nevojshëm në jetë”.

“Ashtu si shumë vajza të moshës së saj”, kur ka qenë 15 vjeç i ka hyrë rrugës për t’u bërë modele. Por e ka lënë edhe këtë “sepse nuk i pëlqente prindërve, por edhe sepse kishte rënë shumë me mësime”. Në vitin 2010 ka marrë pjesë edhe në “Miss Shqipëria”, që atë vit u fitua nga 16-vjeçarja Nevina Shtylla.

Marsela Çibukaj. Nga Roma për “The Voice of Albania”

Come si entra in Italia per lavoro autonomo