in

Nga sot kërkesa e shtetësisë kontrollohet on-line

Shërbimi është aktiv nga 5 korriku në faqet internet të ministrisë së Brendshme. Kush nuk është prati, mund të vazhdojë të kontaktojë me telefon call-center. Në të dyja rastet informacionet që jepen janë të pakta

5 korrik 2010 – Duke nisur nga sot të gjithë të huajt që kanë paraqitur kërkesë për shtetësinë italiane mund të kontrollojnë në ç’pikë është praktika e tyre edhe on-line, nga një kompjuter çfarëdo, mjaft që të jetë i lidhur me internetin. Thjesht duhet hyrë në faqet e internetit të ministrisë së Brendshme, të regjistrohet dhe të futet në bankën e të dhënave të përditësuar vazhdimisht në seksionin “Cittadinanza” ku tashmë shfaqet lidhja “consulta la pratica”.

Natyrisht informacionet që mund të merren janë vetëm ato personale, jo të të tjerëve, madje për të arritur deri te faqja që jep në ç’pikë është praktika, duhen futur shumë të dhëna vetjake për të siguruar mbrojtjen sa më të mirë të privacy-s.

Për të gjithë ata që nuk kanë dëshirë apo mundësi për t’u lidhur me internetin, mbetet gjithnjë i vlefshëm informimi me anë të telefonit. Call-center e Departamentit për liritë qytetare dhe imigracionin e ministrisë së Brendshme përgjigjet në numrat telefonikë 0648042101 – 102 -103  -104, nga e hëna në të premte, nga ora 9 deri në 14, dhe nga e marta në të premte edhe nga ora 14,30 deri në 18,30.

Lexo edhe: Hapat e regjistrimit e të kontrollit on-linë të kërkesës së shtetësisë

Ligji për integrimin e të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Emigrantët në Atdhe, në radhë për dokumentet e reja