in

Nga 12 dhjetori Papa ‘cicëron’ në Twitter

Fillimisht në gjuhën angleze e më pas në shtatë gjuhët e tjera, Papa ka përshëndetur në rrjetin social Twitter. Nga sot do t’u përgjigjet pyetjeve mbi besimin fetar që mbërrijnë me mijëra në profilin @Pontifex

Romë, 12 dhjetor 2012 – “Ju bekoj me gjithë zemër”, ka shkruar në mesazhin e tij të parë në Twitter Papa Benedicti XVI. Rreth orës 12 të datës 12.12.12, Papa ka nisur të komunikojë me botën edhe përmes rrjetit social Twitter.

“Të dashur miq, jam i kënaqur të kontaktoj me ju përmes Twitter-it. Falemnderit për përgjigjet tuaja bujare. Ju bekoj të gjithëve nga zemra”, ka shkruar Papa në Twitter.

Profilet e Papës deri sot në mesditë kishte një milion ndjekës.

Karta Blu. Nis njohja e kualifikimeve profesionale

Portreti i Skënderbeut