in

Nga sporteli unik i Romës më shumë informacione

Vihen në punë tri pika kontakti me publikun falë bashkëpunimit të Karitasit, Komunitetit të Sant’Egidios dhe Programit Integra. Presin vetëm me takime që merren online

Romë, 12 shkurt 2013 – Në Romë bëhet më e thjeshtë të merren informacione mbi bashkimet familjare, flukset dhe sanatoren. Këtej e tutje, kush i dëshiron, mund të prenotojë e t’i ketë jo vetëm nga sporteli unik por edhe nga operatorë të Karitasit, Komunitetit të Sant’Egidios dhe Programit Integra.

“Është një bashkëpunim i lindur në kuadrin e projektit europian “Integrare per Costruire”, por tri shoqatat bëjnë gjithçka falas, nuk përfitojnë as edhe një euro. Është njësoj sikur sportelet e tyre të ktheheshin në Zyra të marrëdhënieve me publikun të decentralizuara të Prefekturës” shpjegon për stranieriinitalia.it nënprefekti Fernando Santoriello, përgjegjës i Sportelit Unik për imigracionin në kryeqytet.

Por çfarë mund të bëhet përmes këtyre sporteleve? “Operatorët – siguron Santoriello – kanë mundësi hyrjeje në të gjitha sistemet që administrojmë, kështu që mund të japin informacione mbi praktikat njësoj sikur të interesuarit të vinin në zyrat tona, të mbledhin dokumente, t’i skanarizojnë dhe të na i nisin, apo të na sinjalizojnë rastet e veçanta. E vetmja gjë që nuk mund të bëjnë është të prodhojnë dokumentacion të ri”.

Hapi i parë, për të marrë informacione, është të prenotosh një takim përmes një faqeje online të Prefekturës. Do të jetë sistemi informatik që do të fiksojë automatikisht datën dhe vendin, që mund të jetë Sporteli Unik në rrugën Ostiense 131L, apo një nga pikat e reja të kontaktit: Karitas, në rrugën Zoccolette 19, Kominiteti i Sant’Egidios, në rrugën San Gallicano 25A, Programma Integra, në rrugën Assisi 41.

Shërbimi, shpjegon një komunikatë e Prefekturës, është “posaçërisht për praktikat e flukseve, bashkimeve familjare dhe të sanatores të nisura online dhe që trajtohen nga Sporteli Unik i Imigracionit. Do t’u jepen informacione vetëm të interesuarve, që duhet të përpilojnë modulin on line në emrin e tyre duke futur pa gabime numrin e praktikës dhe kodin fiskal”.

Në rast informacionesh me karakter të përgjithshëm, që nuk kanë të bëjnë me një praktikë të nisur online, është e mundur të konsultohen seksionet e sitit www.prefettura.it/roma  ose të niset një  e-mail në immigrazione.pref_roma[at]interno.it

Nome diverso tra passaporto e permesso di soggiorno. Che fare?

Pd: domani il programma in 10 punti sull’immigrazione