in

Ngjyrat e trengjyrëshit

Në kullën kryesore të Pallatit Quirinale, “zyrë” dhe vendbanim i presidentit të republikës italiane, valëviten gjithmonë tre flamuj. Flamuri presidencial, prej disa vitesh edhe ai europian dhe në krye, kuptohet flamuri, trengjyrësh i Italisë.

Pikërisht ngjyrat e këtij të fundit kanë qenë para pak muajsh objekt diskutimi pas ankesës së disa deputetëve të cilët shqetësoheshin mbi nuancat e duhura të ngjyrave të flamurit italian. Kryesia e Këshillit të ministrave përcaktoi se ishte e nevojshme të “sqarohej cilat duhet të jenë kodet kromatike që i përkasin tre ngjyrave të flamurit kombëtar siç parashikohet nga Kushtetuta”.

Ngjyrat “e reja” të përcaktuara sollën jo pak debate mes parlamentarëve të ndryshëm të cilët shihnin një zbehje të së kuqes e të së gjelbrës.

Flamuri i presidentit të Italisë (lo stendardo presidenziale) përbën shenjën dalluese të pranisë së kreut të shtetit dhe e ndjek Presidentin e Republikës në të gjitha zhvendosjet e tij. Flamuri ngrihet në makinat, anijet dhe avionët që transportojnë Presidentin, jashtë prefekturave, kur kreu i shtetit viziton një qytet, brenda sallave ku ai merr pjesë zyrtarisht.

Flamuri presidencial frymëzohet nga flamuri i Republikës Italiane të 1802-1805-ës dhe lidh kreun e shtetit me trengjyrëshin si simbol të unitetit kombëtar. Forma katrore dhe korniza blu simbolizojnë forcat e armatosura italiane kryetar i të cilave është presidenti i republikës.

Speciale: Dekreti i flukseve 2010

Altari i atdheut – Il Vittoriano