in

NiPS Lab ndez të ardhmen

Laboratori NiPS – Noise in Physical Systems është një nga strukturat e kërkimit shkencor të Departamentit të Fizikës në Universitetin e Peruxhës. Shkencëtarët që bëjnë pjesë në këtë grup po kërkojnë të vërtetojnë prej 20 vjetësh një ndër aspektet më të pazakonshme të natyrës: roli i rëndësishëm i zhurmës në favorizimin e garantimin e funksionimit të shume sistemeve natyrale, nga qarku elektrik deri ne proceset e prodhimit te energjisë. Te shndërrosh e te përmbledhësh energjinë e vibracioneve te pranishme ne ambient, bashke me ato mikroskopike e  te paperceptueshme, është një ndër objektivat kryesore te aktivitetit te laboratorit NiPS qe ne këto dy vitet e fundit është formuar ne drejtimin e projekteve internacionale te dedikuara ne prodhimin dhe përmbledhjen e mikroenergjive nga burime te përsëritshme. NiPS e cila drejtohet nga Prof. Luca Gammaitoni trajton studimin e proceseve efikase për të shfrytëzuar fuqi tepër te vogla, shume te shpërndara, te cilat te vena së bashku mund te konstruktojnë një burim energjetik shume domethënës.
Vibracionet brenda një automobili ne lëvizje, vibracionet ne toke nëpërmjet njerëzve qe ecin mbi te ose zhurmat qe provokohen nga era, janë disa nga shembujt e energjisë ne dispozicion kudo rreth nesh qe mund te konvertohen ne energji elektrike por qe është akoma praktikisht e papërdorur. Për të arritur këtë objektiv NiPS ka krijuar një spin-off, WISEPOER srl, që punon për projektimin e sistemeve te konvertimit dhe te grumbullimit te energjisë elektrike nga vibracionet (dridhjet) ambientale dhe mbështet iniciativa promocionesh te kulturës se kursimit dhe mbështetjes energjike si ndezja trengjyrëshe me rastin e “M’illumino di meno 2011” (Ndriçohem më pak 2011).

Transformo lëvizjen tende ne energji elektrike

Kalo mbi podiumin, shkel pllakat që e përbëjnë dhe shiko se çfarë ndodh me flamurin italian

Si funksionon trengjyrëshi italian
Kur shkel pllakën e podiumit energjia e lëvizjes tënde konvertohet në energji elektrike dhe aktivizon një telekomande që ndez ledet (llamba te vogla) e flamurit.
Poshtë pllakës së tejdukshme është instaluar një sistem i bazuar mbi materiale piezoelektrike, ose më thjesht mbi kapacitetin e shfrytëzimit të një deformimi te tyre ne energji elektrike. Ne këtë rast është trysnia e këmbës suaj që çliron energji. Dhe është pikërisht kjo objekti kryesor i kërkimit studimor te laboratorit NiPS i cili është tepër i angazhuar jo vetëm ne konvertimin e pjesëve piezoelektrike në energji por edhe te çdo lloj zhurme apo vibracioni ne energji të pastër elektrike. Sistemi i instaluar poshtë podiumit konsiston ne gjenerimin e një fuqie te disa miliWat, pjese e nevojshme minimume për të ndezur një ndër 500 ledet e instaluar ne flamurin digjital, objektivi është të arrihet një sistem i ndjeshëm efecient dhe kaq i shpërndare aq sa te përmbledhë energji kudo qe te jete e mundshme me një fuqi 10 ose 100 here me shume se ajo aktuale.


Energy harvesting.

Do te thotë thjesht përmbledhje energjie që konsiston në hetimin e teknologjive për konvertimin e energjisë se dobishme, për shembull energjia elektrike, shume forma energjish qe ambienti vendos ne dispozicion në një formë të papërdorshme menjëherë si në rastin e lëvizjeve, vibracioneve intensive që na rrethojnë. Vibracionet ose thënë më thjesht dridhjet e një automobili në lëvizje, ato të erës kur fryn apo të njerëzve ku ecin dhe deri në molekulat e paperceptuara që lëvizin për vete faktin qe ndodhen ne një temperature te ndryshme nga zero absolute. Energjitë e çliruara nga te gjitha këto vibracione janë shumë të vogla, zakonisht trajtohet për fuqi miliWat, por janë kaq të shpërndara sa që të prezantojnë një burim të disponueshëm kudo. Po studiohet përdorimi për mikrosensor që gjithmonë e me tepër ne te ardhmen do te përdoren për monitorimin ambiental ose diagnostikimin mjekësor. Gjithashtu një shfrytëzim kolektiv i këtyre vibracioneve për të zhvilluar gjithmonë e më me efikasitet përdorimin e kësaj energjie, për të sjellë në të ardhmen jo shumë të largët  përdorimin e kësaj energjie  për të ushqyer pajisje elektrike telefonike apo te tjera instrumente telekomunikimi duke evituar përdorimin e baterive të vështira për t’u ricikluar dhe te kushtueshme për t’u mbushur.

Valbona Ramci

Xhixha: modelimi i dritës nëpërmjet çelikut

Mungesa e domethënies së votës së shqiptarëve