in

Xhixha: modelimi i dritës nëpërmjet çelikut

“Xhixha: modellare la luce attraverso l’acciaio” – Ekspozitë personale
Santa Margherita Ligure (GE)
Villa Durazzo, Piazzale San Giacomo 3
12 Shkurt – 13 Mars

Më 12 shkurt është inauguruar ekspozita e skulptorit Helidon Xhixha, në villën e familjes Durazzo në Santa Margherita Ligure. Kjo ekspozitë është organizuar nga NewConcept. Është promovuar nga Konsullata Shqiptare e Nderit në Liguria dhe nën kujdesin e Komunës së Santa Margherita Ligure.

Ekspozita personale e skulptorit të njohur shqiptar Helidon Xhixha këtë herë sjell për artdashësit një seri veprash prej çeliku. Janë fletë çeliku të punuara me dorë e të vendosura në Vilën Durazzo. Një bashkim i vendlindjes së tij me këtë mjedis ekspozimi. Veprat janë të vendosura si na parkun e vilës ashtu dhe brenda saj, ku spikat kontrasti mes mobilimit antik të familjes Durazzo me konceptin e ri të Xhixhës për vëllimet dhe format.

INFO:
NewConcept
e-mail: info@new-concept.it
web: www.new-concept

Zbulohet në ujërat shqiptare vendbeteja mes Cezarit dhe Pompeut

NiPS Lab ndez të ardhmen