in

Nis pajisja me pasaporta në Athinë. Së shpejti edhe në Romë e Milano

Në Athinë është bërë ceremonia e nisjes së procesit që, nga e hëna e ardhshme 28 marsi, do të fillojë rregullisht aty dhe në Selanik

Romë 24 mars 2011 – Më datë 28 mars 2011 do të fillojë aplikimi për pajisjen me pasaporta biometrike dhe letërnjoftime elektronike të emigrantëve pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë. Lajmi u dha sot, me  ceremoninë e  fillimit të këtij procesi, gjatë të cilit aplikuan edhe 10 emigrantët e parë. Mori pjesë Ambasadori Dashnor Derivishi, i cili u siguroi emigrantëve një shërbim të shpejtë dhe të sigurt.

Por një befasi pret të gjithë emigrantët që do të përfitojnë nga ky shërbim: nëse letërnjoftimi do të kushtojë 10 euro siç ishte parashikuar, pasaporta do të kushtojë plot 108 euro, 23 më shumë nga 85 eurot e vendosura vjeshtën e shkuar nga qeveria.

Pranë përfaqësive tona në Athinë dhe në Selanik do të aplikohet për:
– Pasaportë Biometrike (për të gjithë aplikantët nga 0-16 vjeç dhe për ata që disponojnë letërnjoftim)
– Letërnjoftim dhe Pasaportë biometrike njëkohësisht (për të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç)

Nga ambasada shqiptare në Romë bëjnë të ditur se shumë shpejt do të nisë edhe në Romë e Milano procesi i shumëpritur. “Tashmë Ambasada ka nisur edhe emrat e stafit mbështetës – thonë për Bota Shqiptare në Ambasadë – që është edhe hapi i fundit para nisjes së këtij procesi”. Fatkeqësisht, edhe këtu konfirmojnë çmimin e ri të vendosur nga shoqëria koncesionare që ofron shërbimin. (red.)

Ryshfet për lejeqëndrimin. Në pranga polici

Miratohet projekti i selisë së re të Kuvendit