in

Nis sezoni veror. Mijëra emigrantë kthehen nga Greqia në Shqipëri për pushime

Në Kakavijë dhe Kapshticë vetëm më 1 korrik kanë kaluar rreth 8 mijë emigrantë

Ashtu si çdo vit, sezoni veror ka rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve që kthehen në Atdhe për të kaluar me të afërmit disa ditë pushimi. Ai që bie më shumë në sy këtë fundjavë të parë të korrikut, është fluksi në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës ku vetëm të dielën, më 1 korrik, kanë kaluar rreth 8 mijë emigrantë dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh.

Pika kufitare e Kapshticës, në 24 orët e fundit, ka regjistruar hyrjen në Shqipëri të 4.500 personave me 2.000 automjetemjete. Pala shqiptare punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla. 
Ndërsa në Kakavijë, në 24 orë, kanë hyrë rreth 3.400 persona dhe 900 automjete.

Fluksi i emigrantëve që kthehen për pushime pritet të rritet gjatë javëve në vijim.

Emigrantët tregojnë se këtë vit pushimet e tyre do të jenë me një buxhet të kufizuar, e më të shkurtra në kohë. Sipas ATSh-së, emigrantët pohojnë se vazhdojnë të përjetojnë krizën ekonomike që ka përfshirë shtetin grek por edhe se shohin seriozisht mundësinë e rikthimit të shpejtë përfundimtar në atdhe.

Miss Italia në botë, kanë nisur regjistrimet

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-kosovare të policisë rrugore në Shqipëri