in

Një dokument më shumë për pajisjen me pasaportë biometrike

Ministria e Brendshme ka lajmëruar dje përmes mediave, ndryshimin e procedurës për pajisjen me pasaportën biometrike

Tiranë, 16 nëntor 2011 – Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerrë më 11 nëntor një udhëzim të ri mbi “procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”. Këtë ka lajmëruar më 15 nëntor përmes një deklarate për shtyp.
Sipas kësaj procedure, “shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit”.

Nuk është thënë asnjë fjalë për të gjithë shqiptarët që pajisen me pasaportë jashtë Shqipërisë. Ku do të gjejnë ata ‘formularin e identifikimit’? Shpresojmë të marrim një përgjigje sa më të shpejtë mbi këtë pikë nga ambasada jonë në Romë.

Deri më sot për të aplikuar për pasaportë e letërnjoftim në zyrat konsullore mjafton që aplikanti të paraqitet me: pasaportë, ose leje shqiptare për drejtim automjeti  (e reja), ose letërnjoftim elektronik (nëse e ka), ose dokument tjetër të vlefshëm me fotografi. Pranohen gjithashtu edhe dokumentet italiane si leja e qëndrimi, karta e identitetit ose leja italiane për drejtim automjeti.
Çdo shtetas nën moshën 16 vjeç aplikon për pasaportë biometrike: vetëm në prani të paktën të njërit prej prindërve, (duke paraqitur një dokument ku të tregohet lidhja familjare me të miturin, d.m.th një certifikatë familjare) të kujdestarit ligjor (të përcaktuar me vendim gjykate) ose të përfaqësuesit me prokurë të posaçme (akt noterial).

 

Shtetësi për të gjithë bijtë e lindur në Itali

Ambasadori Italian D’Elia, Qytetar nderi i Gjirokastrës