in

Një pasdite unike në EXPO me komunitetin shqiptar të Italisë në Ditën e Shqipërisë

Edhe shqiptarët e Italisë dhanë kontributin e tyre që festa e Shqipërisë në EXPO të ishte sa më e pasur: këngë, valle, ushqime tipike e shumë të tjera, shprehje të identitetit shqiptar në emigracion

Nga Aferdite Shani

Pavijoni shqiptar në EXPO Milano ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve rezidentë në Itali prej disa muajsh, dhe Dita Kombëtare e Shqipërisë më datën 19 tetor, ka shtyrë një pjesë të mirë të komunitetit të organizohet dhe të ofrojë bashkëpunim për organizimin e festës.

Në mbasditen e festës shqiptare në EXPO është krijuar një atmosferë e ngrohtë mikëpritëse dhe gjithëpërfshirëse duke ngacmuar kuriozitetin e vizitatorëve të ardhur nga gjithë bota.

Vajza të veshura me veshje popullore, instrumente punëdore tradizionale dhe artizanale unike, degustim i ushqimeve të krahinave të ndryshme, prania edhe e një sofre shqiptare e ka bërë ambjentin e jashtëm të pavijonit shumë tërheqës.

Organizimi është kryesuar nga komuniteti shqiptar i rajonit të Toskanës i cili vullnetarisht ka përfaqësuar diçka të vogël nga tradita shqiptare që vazhdon të bashkëjetojë me shqiptarët edhe në migrim.

Stenda e ushqimeve për degustim i përgatitur dhe i sjellë drejtpërdrejt nga familjet shqiptare rezidentë në Toskana ka mundësuar një degustimin ushqimesh të shumëllojshme, që është shoqëruar me një broshurë recetash gatimi në shqip dhe anglisht i pjatave kryseore të Shqipërisë si souvenir për publikun e pranishëm.

Është organizuar një balet koreografik me balerinën Lina Caushi dhe grupin e shkollës Nënë Tereza i Pistoiës dhe Firencës; janë shpalosur gëzueshëm veshjet popullore shqiptare të krahinave të nrsyhme shqiptare dhe është ngritur një ekspozitë me krijimin e një sofre shqiptare, dhe materialeve artizanale të krijuara nga duart e arta të zanave shqiptare edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Një moment unik artistik është realizuar me pjesëmarrjen e ish balerinës së parë të teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës, Lola Fejzo, e cila ka prezentuar për publikun historinë e kërcimit të valleve shqiptare që nga lashtësia deri në ditet e sotme, shumëllojshmërinë e kostumeve dhe dallimet koreografike nga veriu deri në jug të shqipërisë. Një leksion i vërtetë mbi shprehurinë e lëvizjeve në vallet shqiptare.

Pjesëmarrja e kantautorit Joe Artid Fejzo live, me talentin dhe maestrinë e këngëve të lehta dhe popullore të rishikuara shqiptare ka ngrohur atmosferën duke e bërë atë festive dhe gjithëpërfshirëse në maksimun. Deri në orët e vona të mbrëmjes, Joe Artid Fejzo ka prezantuar këngë me temë sociale të dedikuara emigracionit dhe më pas këngët e vallet shqiptare të kënduara dhe luajtura nën gërshetimet artistike mes tingujve shqiptarë dhe atyre italinë.

I gjithë aktiviteti folklorik i pasdites, i zhvilluar me përfshirjen vullnetare të komunitetit, i kanë dhëne një gjallëri unike Ditës së Shqipërisë në EXPO dhe ka shënuar një moment të çmuar për shprehjen e identitetit shqiptar në emigracion.

 

 

Posted by Joe Artid Fejzo Love Music – Live Entertainment on Lunedì 19 ottobre 2015

 

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe: 19 tetor, Dita e Shqipërisë në EXPO Milano

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Imigrantët për Italinë? 4 miliardë euro dhuratë në vit

Mbi 21 mijë shqiptarë janë bërë edhe italianë gjatë vitit 2014