in

“Një prift shqiptar për komunitetin tonë”

Marrim e me kënaqësi botojmë letrën e Komunitetit shqiptar të Legnanos:

Pershendetje miq dhe lexues te Shqiptari i Italise!

Komuniteti shqiptar i Lenjanos po kerkon nga autoritetet kishtare vendase nje meshtar te gjuhes amtare per te kryer sherbimet fetare jo vetem ne kete qytet  ku banojne mëse 1.300 shqiptarë por edhe ne zonat per retth duke perfshire qytetin e Varezes, Comos dhe deri ne Milano, pra pothuajse e gjithe Lombardia. 

Me gatishmerinë e tiranasit don Gerti Gjonit, jemi ne pritje te zyrtarizimit te kesaj çeshtjeje paksa te zvarritur per arsye burokratike. Deri tani ka sherbyer  misionari i palodhur milanez don Antonio Giovannini, te cilin  15 vitet ne zonen e Komanit, Shllakut dhe Tropojes e kane shenjuar me nje karakter te fortë siç tregon ai edhe ai ne menyre humoristike.

Ne e dime mire sa ngushtë eshte e lidhur gjuha jone me traditat, ritet qe na perkasin si çdo popull i tjeter i botes, prandaj bejme thirrje qe t’i degjojne kerkasat tona. Duke respektuar lirine e secilit atdhetar emigrant te zones per te zgjedhur se ku dhe ne cilen gjuhe deshiron te kryejë praktikat e veta fetare por ne te njeten kohe t’u jepet mundesia edhe atyre qe deshirojne gjuhen e tyre amtare.

Ky vit vertet ka qene i begate per popullin shqiptar. Veç disa javë më parë u bë kanonizimi i nenes tone Shenjtja Tereza e Kalkutes dhe ja, para pak ditësh, nje tjeter kardinal shqiptar Shkelqesia Mons. Ernest Troshani emerohet nga papa Françesku. Duke pritur edhe lumnimin ne Shkoder te 38 martireve te periudhes komuniste.

Dua t’ju sjell pervojen time te dashur miq, qe kam bere kur isha ne vitin 2000, ne qytetin Peterborough (Cambrige – Angli) ku banojnë rreth njezet mijë italianë që kishin vendin per t’u mbledhur, kishen per t’u lutur si edhe dyqanet e tyre etj. Shkoja vazhdimisht aty edhe per t’u lutur por edhe per te blere diçka te veçante si buka me ze e Materes ose Altamures. Kam jetuar dhe punuar gati nje vit ne kete qytet duke u ndier prane tyre sikur te isha afer vendit tim, Shqiperise, ja pse eshte e rendesishme gjuha jone ne te gjitha aktivitetet tona ne vendet ku jetojme.

Secili komunitet i huaj deshiron te ketë nje vend ku te mblidhet, sa me i ngrohtë, familjar, ku mund te rriten filizat e rinj te shendoshë per nje shoqeri civile ku jetojme me te hapur, me bashëpunues dhe altruistë tamam ashtu siç ishte Nene Tereza jonë.

Ne kemi një potencial brenda komuniteteve tona qe e leme menjane, duke u lene detyren gjithnje të tjereve; istitucioneve, familjes, shoqerise etj, pa bere edhe përpjekjen me te vogel per te ndryshuar sadopak gjerat. Prandaj ardhja e don Gertit ketu ne mesin tone do te ndihmojë shumë komunitetin shqiptar gjithashtu edhe ate vendas sepse nuk duam te jemi nje “geto” apo lagje më vete. Do te ishte fundi i nje shoqerie civile.

Aleks Vulaj
Komuniteti shqiptar i Lenjanos

 

 

Le cartoline degli Italiani senza Cittadinanza ai senatori: “Ecco chi siamo”

“Riforma della cittadinanza subito! Senatori siate coraggiosi!”