in

Një tjetër arratisje shqiptari nga burgu. Këtë radhë i mitur

Të dielën paradite një 17 vjeçar ka arritur të zhduket pa lënë gjurmë nga burgu për të mitur Beccharia

Romë, 21 dhjetor 2015 – Sërish një shqiptar që arratiset nga burgu. Këtë radhë i burgosuri është një i ri 17 vjeçar, M.F. bir imigrantësh që jetojnë e punojnë në Milano. Është larguar pa lënë gjurmë nga burgu i të miturve Beccharia në Milano. Ngjarja ka ndodhur të dielën paradite nga ora 9.15-10.00.

Duket se arratisja ishte organizuar në mënyrë të përkryer, dyshohet në bashkëpunim me të burgosurit e tjerë. Ishte zgjedhur ora kur të gjithë të burgosurit kishin orën kur mund të rrinun të gjithë jashtë në oborr, disa prej tyre kanë hutuar të vetmen roje që ishte me ta, ndërsa 17-vjeçari ka ngjitur me shkathtësi murin e lartë 9 metra e ia ka mbathur. E asnjë sistem sigurie nuk ka dhënë alarmin, madje sipas sindikatës së rojeve të burgjeve që ankohen për burimet e pakta e personelin e reduktuar, edhe telekamera e vetme në hyrje të burgut prej kohësh është çaktivizuar.

Ekziston dyshimi se mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë nga jashtë burgut për arsye se të shtunën kishte pasur për vizitë prindërit e vëllain të cilëve mund t’u kishte treguar për arratisjen e kërkuar ndihmë. Por të pyetur nga policia, ata thanë se kishin dijen që i biri do të arratisej e ishin të habitur me gjestin e djalit.

I mituri ishte në Beccaria prej dy muajsh. Akuzohej për shpërndarje droge dhe grabitje. Duhej të merrej akoma në pyetje pasi akuzat ndaj tij ishin akoma për t’u verifikuar. Tani forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij pa pasur ndonjë pistë të veçantë për të ndjekur.

Arratisja e 17 vjeçarit hap sërish debatin mbi mbipopullimin e burgjeve italiane, mangësitë në mjete dhe personelin e reduktuar që kanë rojet e burgjeve. Nga ana tjetër, arratisja e tij të sjell ndërmend të tjera të famshme apo edhe një nga rastet e fundit të kronikës të zezë: vrasja e Valentin Frrokajt nga i zoti i shtëpisë ku kishte shkuar të vidhte. Edhe Frrokaj ishte person në kërkim: ishte arratisur dy herë nga burgu dhe para se ta gjenin forcat e rendit e gjeti plumbi.

Mbi të njëjtën temë

I arratisur dy herë nga burgu, Valentin Frrokaj vritet nga i zoti i vilës që donte të vidhte
Valentin Frrokaj arratiset sërish nga burgu
Taulant Toma arratiset edhe nga burgu belg
Kapet në Belgjikë Taulant Toma, i arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Arrestohet Frrokaj, një nga dy shqiptarët e arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Parma. Arratisen nga burgu Toma dhe Frrokaj

Arkiv ‘Bota Shqiptare’:

Burgu s’është për burrat, prill 2005
Zogu dhe kafazi, prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, maj 2003

 

 

 

Bonus kultura 500 €. Dhoma e deputetëve konfirmon përjashtimin e bijve të imigrantëve

Sokol Ndreko

Sokol Ndreko, somelieri më i mirë i Italisë