in

Njëri prej vëllezërve të arrestuar: “E vrava Hajdërin për motive personale”

Më i riu prej dy vëllezërve të arrestuar ka pranuar se është ai që qëlloi mbi Sadik Hajdërin

Sdik Hajderi
Romë, 6 shtator 2013 – Konvalidohet sot mbajtja në burg e dy vëllezërve shqiptarë të arrestuar në Malpensa për vrasjen e Sadik Hajdërit mbrëmjen e 1 shtatorit në një bar të Piacenzës. Akuzohen për vrasje me paramendim dhe në bashkëpunim.

“I qëllova për motive personale që nuk kanë të bëjnë as me kriminalitet të organizuar e as me prostitucionin”. Pak a shumë kështu më i riu prej vëllezërve ka pranuar se është ai vrasësi material i Sadik Hajdërit, ndërsa vëllai më i madh as sot nuk ka pranuar të flasë me gjykatësit.

Vrasësi u ka pohuar gjykatësve se nuk e kishte planifikuar vrasjen e Hajdërit, madje sipas avokatit të tij, ka shprehur hidhërim për atë çka ka bërë.

Vrasja ka ndodhur të dielën, më 1 shtator, rreth orës 20 para syve të shumë klientëve ndërsa Sadik Hajdëri po merrte një kafe me një mik në lokalin Baraonda në periferi të Piacenzës. Bashkë me të është plagosur edhe miku i Hajdërit, 35-vjeçari Artur Kala.

Njëzetekatër orë më pas policia ka arrestuar dy vëllezër, njëri 28 vjeç dhe tjetri 30, në aeroportin e Malpensës pak para se të merrnin avionin për në Tiranë.

Hetuesit janë akoma në kërkim të armës së krimit dhe të dy bashkëpunëtorëve të tjerë që mendohet se kanë qenë në vendngjarje bashkë me dy vëllezërit e arrestuar.

 

Kuqezinjtë në Lubjanë me ëndrrën e kualifikimit për në Brazil

Pesaro. Afërdita Beqiri padit për rrahje Dora Kyenge, motër e ministres