in

“No, please, no…”, identifikimi i dhimbshëm i refugjatëve VIDEO

Nuk duan të japin shenjat e gishtave në Itali për të vazhduar udhëtimin e tyre në Evropë. Imazhet e filmuara nga Policia italiane

Romë, 17 dhjetor 2015 – Policë që u vjen keq për gruan që kanë përballë, që qan e u lutet. Më zemërfortë me burrat. E me gjithë përpjekjet e tyre, nuk arrijnë t’i bindin me të mirë refugjatët të japing shenjat e gishtave e të dhënat personale në mënyrë që të ndalen në Itali e të mos vazhdojnë drejt Evropës së Veriut arratinë nga luftërat e persekutimet.

Vetëm me përdorimin “proporcional” të forcës arrijnë t’i marrin shenjat e gishtave një refugjateje në lot. Po të kishte qenë një mashkull që të kundërshtonte kështu, vështirë se do të bindej pa rrezikuar që ajo forcë “proporcionale” të kthehej në dhunë.

Evropës që i kërkon Italisë të fotografojë e t’u marrë shenjat e gishtave të gjithë personave të shpëtuar në Mesdhe dhe të zbarkuar në brigjet e Italisë, i përgjigjet një video e Policisë së Shtetit që u transmetua dje në programin televiziv Omnibus të La7-s. Dëshmon qartë sa larg është teoria nga praktika dhe se ç’do të thotë të arrish të identifikosh që të gjithë refugjatët siç premtoi ca orë më parë qeveria italiane.

“Karta kultura” 500 €? Ligji i stabilitetit përjashton të rinjtë e huaj

Aleat bën milionë euro fitime me pasaportat biometrike shqiptare