in

Nxënësit e huaj. Ministria korrigjon Udhëzimet: “Leja e qëndrimit nuk nevojitet”

Modifikohen Udhëzimet e përgjithshme për Pritjen dhe Integrimin. Sekretaritë nuk duhet të kërkojnë më dokumentin e qëndrimit në çastine regjistrimit. “Të mos pasurit qëndrim të rregullt në Itali nuk ndikon në ushtrimin e të drejtës së shkollimit”

Romë, 21 maj 2014 – Për t’u regjistruar në shkollë nuk nevojitet leja e qëndrimt. E thotë ligji, e tani edhe ministria e Arsimit.

Nga kjo e fundit ka mbërritur më 20 maj i shumëkërkuari modifikim i Udhëzimeve për Pritjen dhe Integrimin e nxënësve të huaj të botuara shkurtin e shkuar, që me tekstin fillestar rrezikonte të mbante padrejtësisht larg bankave të shkollës bijtë e imigrantëve të parregullt.

Në përshkrimin e procedurës së regjistrimit në shkollë, në Udhëzime thuhej se sekretaria shkollore duhet t’i kërkojë familjes edhe “lejen e qëndrimit dhe dokumentet e zyrës së Gjendjes Civile”, dhe më pas specifikohej që mund të bëhej regjistrimi edhe në mungesë të lejes së qëndrimit.

Teksti Unik për Imigracionin specifikon se për regjistrimin në shkollën e detyrueshme nuk duhet treguar leja e qëndrimit, normë kjo që tutelon të drejtën e shkollimit, e drejtë që qëndron më lart nevojës së luftimit të imigracionit të parregullt.

Kështu që në Udhëzimet e ministrisë parashikohej një kërkesë e paligjshme. Sipas Shoqatës për Studimet Juridike mbi Imigracionin, që kishte ngritur këtë problem, kjo mund të konsiderohej edhe diskriminuese, e paarsyeshme dhe e dëmshme, ndaj edhe i kërkoi ministrisë së Arsimit të modifikonte atë pjesë të Udhëzimeve.

Përgjigjja nuk vonoi. Më 20 maj, Drejtoria e Përgjithshme për Nxënësit, Integrimin, Pjesëmarrjen dhe Komunikimin ka shpërndarë një komunikatë që korrigjon Udhëzimet, duke hequr kërkesën e lejes së qëndrimit.

“Pas një rileximi të Udhëzimeve për pritjen dhe integrimin e nxënësve të huaj të datës 19 shkurt 2014, është e nevojshme të bëhen zëvendësime e mëposhtme në pikën 2.2 të faqes 10: në vend të “Leje qëndrimi dhe dokumentet e zyrës së Gjendjes Civile” të shkruhet “Dokumente të zyrës së Gjendjes Civile. Në mungesë të dokumenteve, shkolla regjistron gjithsesi të miturin e huaj pasi kjo situatë nuk ndikon në ushtrimin e të drejtës së shkollimit”” lexohet në komunikatën e ministrisë.

Elvio Pasca

 

Avere l’Italia in casa nell’Albania della dittatura

“Vela për Kulturën”, 12 barka me vela e 6 shkrimtarë nga Gallipoli në Vlorë