in

OLEN CESARI{br}Videoklipi i ri Anima e core

Violinisti Olen Cesari interpreton “Anema e core”, të kënduar nga Lucio Dalla, të shoqëruar nga pianoja ëndërruese e Sergio Cammariere

Në albumin “”Unexpected”, i pari i muzikantit Olen Cesari, bën pjesë dhe një këngë klasike e repertorit napoletan, një perlë e vërtetë që ka kapërcyer kohët pa u venitur. “Anema e core”, e kënduar nga Lucio Dalla, e shoqëruar nga pianoja ëndërruese e Sergio Cammariere, në harkun e Olen Cezarit kthehet në një kryevepër me bukuri të rrallë.

E këtë herë bukurinë muzikore e shoqëron edhe një bukuri filmike. Videoklipi i realizuar nga regjisori Jan Michelini, shpalos mrekullitë e një fëmijërie të humbur. E krahas nje ditari me notat e mrekullueshme, dëgjuesi rrëmbehet dhe nga pamjet e një çamarroku, nga bota e parë në lartësinë e syve të një fëmije që rrëmben një trëndafil të bardhë për ta dhuruar, më një xhest delikat e plot dlirësi. Regjisori Jan Michelini, i cili ndër të tjerat ka qenë asistent regjisor i Mel Gibson në filmin “Pasioni i Krishtit”, rrëfen: ”Kam dashur të përshkruaj pafajësinë e një fëmijë, tërheqjen e tij drejt misterit, braktisjen drejt dashurisë dhe atë ndërgjegjësim që shpesh humbet kur rritemi. Dikush thotë: mbesni fëmijë”.

Në udhëtimin e tyre mes rrugëve e detit, trëndafili e fëmija, prekin e mallëngjejnë, ashtu siç mallëngjen dhe një herë interpretimi i Olen Cezarit, me diellin mes telave të violinës.

Lexo edhe: Olen Cesari. Jo aq papritur

Këtu gjeni albumin Unexpected të Olen Cesarit

Haxhinasto në Romë: “Shqipëria mbështet reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”

Leon Cino i kthehet skenës{br}“Tra Uomo e Donna”