in

Oltremare. Një ekspozitë kolektive dedikuar Ibrahim Kodrës në 95-vjetorin e lindjes

Nga 14 deri më 28 maj, Fondacioni Ibrahim Kodra do të organizojë në Milano ekspozitën me titull Oltremare

Në nder të 95-vjetorit të lindjes së tij, Fondacioni Ibrahim Kodra në Milano do të organizojë një ekspozitë kolektive me titullin “Oltremare” ku përveç veprave të Kodrës do të ekspozohen edhe ato të Agim Mukës, Artan Shabanit, Alfred Mirashi Milotit, Vénera Kastratit, Alban Met-hasanit, Shpati Hodojt, Stefany Savinos, Arjan Shehajt, Ervin Zykës.

Ekspozita do të çelet më 14 maj në shtëpinë muze të artistit ku ka selinë fondazioni (Piazzale Lagosta 2, Milano) dhe do të mund të vizitohet deri më 28 maj.

Piktura e Ibrahim Kodrës është një bashkim i çuditshëm botësh: i botës së tij origjinale, të mbartur nga vendlindja, me motivet dhe historinë e saj, shpesh herë të etiketuar si orientale nga shtypi italian, dhe skemave artistike perëndimore që kishin marrë jetë me avangardat e fillimit të shekullit të njëzetë. Ky bashkim, kjo përzierje e bën Kodrën një artist tepër të veçantë për periudhën kur ai jetoi dhe punoi.               

Kubizmi i Kodrës nuk është një përpjekje për ta shpërbërë objektin por për ta ribërë atë, duke e kthyer pikturën e tij në një mjet precizioni të lartë, në funksion të të kuptuarit dhe të gjykuarit të artit dhe kulturës perëndimore, duke zgjedhur rrugën e përballjes kritike me këtë të fundit.

Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lë Romën dhe shkon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Gjatë jetës së tij ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

 

Ricongiungimento familiare con un italiano. Come si fa?

“Gangnam Style” zbret në Tiranë