in

Operacion antidrogë në Romë. Arrestohen 17 persona

Sillnin drogën nga Shqipëria e Greqia. Janë shqiptarë 14 nga të arrestuarit

Romë, 24 korrik 2013 – Mëngjesin e sotëm, një aksion i karabinierëve ka çuar në burg 17 persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike me destinacion lokalet e sheshet në qendër të kryeqytetit.

Të pandehurit, 14 shqiptarë, një grek dhe 2 rumunë me moshë nga 20 deri në 40 vjeç, që të gjithë anëtarë të një organizate kriminale, sillnin drogën nga Shqipëria me anije në brigjet italiane të Puglies dhe Sicilisë, që atje me makina drejt Romës. Droga magazinohej në garazhe e makina të parkuara në periferi të Rpmës e shitej në zonat qendrore si Campo De Fiori, Testaccio, Pigneto, San Lorenzo, Ponte Sisto dhe sheshi Trilussa.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 120 kg lëndë narkotike me vlerë mëse 1 milion euro si edhe një pistoletë që rezultonte e vjedhur gjashtë vjet më parë. 

Italiani a 18 anni. La lettera del Comune arriverà prima

Edi Rama paraqet strukturën e qeverisë së re