in

Operacion kundër racistëve të “Militia”-s. Pesë arrestime

Militantët e të djathtës ekstremiste akuzohen për nxitje të urrejtjes raciale. Në vitin 2008, një parullë e tyre tallej edhe me kasaphanën e Castelvolturos

Romë, 14 dhjetor 2011 – “Më të ulëtat në Itali: Milano -1. Castelvolturno -6” shkruhej në pankartën e afishuar në Romë në vitin 2008, pasi Camorra kishte vrarë gjashtë nigerianë në provincën e Caserta-s. E nënshkruante lëvizja e të djathtës ekstreme Militia kundër të cilës sot në mëngjes Grupi Operativ Special (ROS) i karabinierëve kanë ndërmarrë një operacion për përmbyllur me arrestimin e pesë personave.

Bashkë me liderin Maurizio Boccacci, 54 vjeç, residente në Albano Lazioale dhe militant i vjetër i lëvizjeve të djathta ekstremiste, kanë përfunduar pas hekurave edhe Stefano Schiavulli (26 vjeç, nga Roma), Giuseppe Pieristé (54 vjeç, nga Ascoli Piceno), Massimiliano de Simone (43 vjeç, nga Roma) e Daniele Gambetti, (26 vjeç, nga Albano Laziale). Veç tyre janë nën hetim edhe njëmbëdhjetë vetë të tjerë.

Anëtarët e organizatës akuzohen për shoqatë kriminale, shkelje të ligjit Mancino, akte kundër komunitetit hebraik të Romës dhe kërcënime ndaj kryetarit të saj Pacifici, kryebashkiakut të Romës Alemanno, Schifanit dhe Finit, ish presidentit të të ShBA-së George Bush dhe qytetarëve rumunë. Kundër të gjithë këtyre të arrestuarit mendonin të ndërmerrnin një sërë aktesh të dhunshme.

“Vepronin – lexohet në urdhëresën e arrestit – duke pasur për qëllim dhunën dhe përdornin edhe lëndë plasëse për të goditur objektivat e për të hedhur bazat e një lufte revolucionare” duke iu kundërvënë institucioneve “me komunikata propagandistike të ngritura kundër iniciativave gjyqësore, për të fituar kredi në opinionin publik e për të gjetur ndjekës të tjerë”.

Fotot ekskluzive: Katër i Radës copëtohet për t’u bërë monument

Remitancat bien. E domosdoshme që të përdoren për investime