in

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të makinave të vjedhura. Sekuestrohen 24

Automjetet e bllokuara rezultonin të vjedhura në Itali, Angli, Belgjikë, Zvicër, Serbi, Bullgari

Tiranë, 2 tetor 2013 – Në kuadër të një operacioni të zhvilluar njëkohësisht edhe në disa shtete të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST dhe INTERPOL, edhe policia shqiptare ka organizuar më 26-28 shtator një operacionin kundër trafikimit të automjeteve të vjedhura.

Gjatë këtij operacioni u kontrolluan dhe verifikuan 5243 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa nga verifikimi në sistemin e Interpolit rezultuan të vjedhura jashtë vendit 22 automjete dhe 2 motoçikleta, ndërkohë që për poseduesit dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, u referuan në Prokurori materialet hetimore në ngarkim të tyre.

Mes të dyshuarve për“trafikim të mjeteve motorike”, procedimi ka nisur edhe për një shtetas italian, i cili rezulton të ketë trafikuar një mjet në vendin tonë.

Automjetet e verifikuara, të cilat rezultuan të vjedhura nga Interpoli, u bllokuan në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë,  Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier dhe Dibër. Policia tha se automjetet e bllokuara rezultonin të vjedhura në Itali, Angli, Belgjikë, Zvicër, Serbi, Bullgari, etj.

Disa nga automjetet e sekuestruara

Një vëmendje e veçantë në këtë operacion i është kushtuar zbulimit të vjedhjeve, përmes mashtrimit të mjeteve motorike të blera me kredi, makinave me qera, si dhe mashtrimit me siguracionet, duke shkëmbyer edhe informacione lidhur me individë dhe kompani të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për realizimin e këtij operacioni, në Policinë e Shtetit u ngrit një grup i posaçëm pune pranë Departamentit kundër Krimit të Organizuar, i cili drejtoi dhe koordinoi veprimtarinë e strukturave pjesëmarrëse në operacion, si brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa nga Drejtoritë e Policive në Qarqet e vendit u ngritën pika kontrolli në hyrje-dalje të qyteteve, të mbështetura edhe nga grupe kontrolli të lëvizshëm brenda qyteteve, në akset rrugore, si dhe kontrolle në pika servisi, të dyshuara si të përfshira në këtë aktivitet kriminal, me përmasa ndërkombëtare.

 

Edhe atleti Agron Vuka në “Italia’s got Talent”

Tragjedi në Lampedusa. Dhjetëra migrantë të mbytur