Pas 8 vjetëve hetime, në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga organet e drejtësisë italiane, u arrit të zbulohej organizata që sillte drogën nga vendet e Ballkanit në Itali. Arrestohen gjithsej 71 persona
Romë, 22 tetor 2013 – Karabinierët e Pecarës ka ndërmarrë mëngjesin e djeshëm një operacion kundër një organizate kriminale e përkushtuar trafikut të drogës nga Ballkani drejt Italisë.
Gjatë këtij super-operacioni janë dhe arrestuar 71 persona dhe janë sekuestruar 7 kuintalë drogë. Tetë urdhër arreste janë ekzekutuar në Shqipëri. Të gjithë akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Super-operacioni policor i koduar “Hellenika” është kryer në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Gjatë tij janë sekuestruar 200 kg heroinë Afgane dhe 500 kg marihuanë, që vinte nga Ballkani.
Disa prej emrave të të arrestuarve në Shqipëri janë Besnik Gostivari, Shpëtim Danaj, nga Vlora, Skënder Balla dhe Ervin Muço, nga Durrësi
Sipas hetuesve, hetimet janë zhvilluar në kuadër të një projekti evropian kundër kriminalitetit ballkanik, me mbështetje të Europol-it dhe DCSA-s, në bashkëpunim të ngushtë të policisë italiane me ato shqiptare, kosovare, boshnjake, sllovene dhe kroate.
Hetimet kanë zgjatur plot 8 vjet. Gjatë tyre u arrit të zbuloheshin organizata që trafikonin nga vendet e Ballkanit në drejtim të Italisë sipas aksit Shqipëri-Kosovë-Bosnjë Herzegovinë-Kroaci-Slloveni-Itali. Bëhet fjalë për 3 celula droge, “Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i Korrierëve”, organizata kriminale e transportit të drogës, kryesisht e heroinës që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që vepronte në Pescara.