in

Padova: Mbytet në lumin Brenta Dashamir Loka

Futet në ujë për të bërë një banjë dhe, për arsye ende të paqarta, mbytet përpara syve të të shoqes

Romë 10 korrik 2011 – Quhej Dashamir Loka, 26 vjeçari shqiptar që u mbyt pasditen e të shtunës në lumin Brenta, në zonën pranë Campo San Martino të Padovës. Ai kishte shkuar në breg të lumit me bashkëshorten dhe kunatën e rreth orës 14 ishte futur në ujë. Askush nuk di të shpjegojë se si dhe pse Dashamiri është përpirë nga ujërat e lumit. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë vorbull uji që e ka thithur apo i riu ka pasur ndonjë problem fizik, nga e ngrëna ose nga i nxehti, kur ka hyrë në ujin e akullt të lumit.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë karabinierët, zjarrfikësit, forca me helikopter dhe polumbarë. Këta ta fundit, të ardhur nga Mestre, gjetën trupin e shqiptarit rreth 100 metra larg pikës ku ai ishte futur në ujë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja ndalohet larja dhe tabelat janë të vendosura në çdo rrugë që çon në breg të lumit.

Miratohet në Kuvend projektligji mbi regjistrimin e popullsisë

“Smiling Cities”. Jep idenë tënde për t’i ndryshuar fytyrën Tiranës e qyteteve të tjera shqiptare