in

Padova. Më 27 nëntor zgjedhjet për përfaqësuesit e imigrantëve në komunë

Në fund të nëntorit, të huajt rezidentë në Padova do të zgjedhin Komisionin që do të paraqesë propozime dhe do të japë mendime në këshillin komunal dhe në këshillat e lagjeve. Do të zgjidhet mes 46 kandidatëve, mes të cilëve dy shqiptarë. Ja udhëzimet se si votohet në gjuhën shqipe

Romë, 7 nëntor 2011 – Në qytetin e Padovës, ku rezidentët e huaj janë mbi 30 mijë, në fund të nëntorit imigrantët do të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në administratën e komunës. Më 27 nëntor, nga ora 8 deri në orën 20, të gjithë qytetarët e huaj dhe të paatdhe me banim të rregullt në qytet mund të shkojnë në Panairin e Padovës (rruga Niccolò Tommaseo, 59) për të zgjedhur anëtarët e “Komisionit për përfaqësinë e qytetarëve të huaj).

Komisioni është një organ i ri këshillimi që do të paraqesë propozimet e veta apo të shprehë gjykimin mbi projektet që shqyrtohen nga organizma të ndryshëm që qeverisin Komunën. Presidenti ose nënpresidenti i Komisionit do të marrë pjesë në Këshillin Komunal, ndërsa anëtarët e deleguar do të marrin pjesë në punimet e Komisioneve të Këshillit dhe në Këshillat e Lagjeve.

Sipas rregullores së miratuar nga Komuna, Komisioni do të përbëhet maksimumi nga 25 anëtarë të cilëve u shtohet kryebashkiaku ose i deleguari i tij, një këshilltar komune i mazhorancës dhe një i opozitës. Çdo gjini duhet të përfaqësojë të paktën 25% të Komisionit. Gjithashtu duhet të përfaqësohen shtetësitë e të paktën katër prej zonave gjeografike të mëposhtme: Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, Afrika Sub-sahariane, Amerika, Azia e Oqeania, Europa jo BE.

Më 27 nëntor zgjedhësit mund t-u japin votën e tyre një prej 46 kandidatëve në garë duke vënë një x mbi emrin apo simbolin që i shoqëron. Me kandidatëve edhe dy shqiptarë, Arion Rrapi dhe Egi Cenolli. Dhejtë të zgjedhurit e parë do të jenë më të votuarit e dhjetë komuniteteve me numrin më të lartë të rezidentëve në Padova (Moldavia, Shqipëria, Ukraina, Maroku, Tunizia, Nigeria, Filipinet, Kina, Bangladeshi, Sri Lanka). Pesë të tjerë do të zgjidhen sipas preferencave, pavarësisht nga shtetësia. Nëse përmbushen kriteret mbi gjininë e të zgjedhurve (të paktën 25% të jenë gra ose burra) dhe mbi përfaqësimin gjeografik Komisioni konsiderohet i zgjedhur, përndryshe në të përfshihen të tjerë deri në kuotën e 25 anëtarëve.

Që zgjedhjet të jenë të vlefshme duhet të votojnë të paktën 15% e të huaj ve me të drejtën e votës, rreth 2.500 persona.

Këtu mund të shkarkoni udhëzimet e Komunës mbi votimet në gjuhën shqipe.

 

Përmbytjet. Legisti i kënaqur: “Më në fund u zbraz kampi i romëve në Torino”

Arbëreshët, heronjtë e dy botëve, përkujtohen me një konferencë në Tiranë