in

Paraqitet në Romë “Lapis Niger”, me poezi të Eliana El Posë dhe Nicola Saracinos

Dy përmbledhje me poezi në një libër dygjuhësh, “Lapis Niger”

Më 12 maj, në orën 18:00 do të zhvillohet në librari-kafene Mangiaparole në Romë (Via Manlio Capitolino 7/9), promovimi i librit “Lapis Niger“. Vëllimi ka për autorë Eliana El Po dhe Nicola Saracino, një shqiptare dhe një arbëresh, është shkruar në dy gjuhë, shqip e italisht, dhe është botim i shtëpisë botuese Progetto Cultura

Libri përmban përmbledhjet poetike e dy autorëve të cilët edhe kanë përkthyer në gjuhën e vet poezitë e tjetrit.  

Nicola Saracino, shkrimtar dhe përkthyes, është autor i librit me tregime “Nel senso dei minimi quadrati” dhe ka përkthyer nga shqipja Odin Mondvalsen të Kasem Trebeshinës dhe poezitë e Eliana El Posë. Ai ka bashkëpunuar me revistën italiane “Il Borghese”, me disa media shqiptare si “Shekulli”, revistat “Don Kishot” dhe “Aleph”.

Eliana El Po (Leshaj), është nga Mati por nga viti 2003 jeton në Milano. Ka botuar dy libra me poezi në Shqipëri, “Rastësi Çastesh” dhe “Më pate thënë…”. Ka përkthyer për lexuesin shqiptar letërsi nga Giuseppe Ungaretti, Stefano Benni, Alda Merini, Nicola Saracino. Eliana El Po ka përkthyer Odin Mondvalsen në spanjisht, në bashkëpunim me Jose Lazaro, dhe në Italisht së bashku me Nicola Saracinon. Ka bashkëpunuar me Peace reporter dhe Newsweek

Proposta semiseria per un nuovo inno leghista

PDIU: “Shumë shpejt Shqipëria do të ketë Komitetin kombëtar për diasporën”