in

Parma. Shkolla shqipe Scanderbeg rihap dyert për të katërtin vit

Shkolla shqipe Scanderbeg në Parma nisi më 6 tetor vitin e ri shkollor 2012-2013

Për të katërtin vit Scanderbeg u mëson shqipen fëmijëve në Parma: të shtunën, më 6 tetor 2012, hapi dyert për të katërtin vit radhazi, ‘shkolla shqipe Scanderbeg’. U regjistruan 16 nxënës, por organizatorët janë të bindur se numri i tyre do të jetë më i lartë pasi ka pasur fëmijë që për arsye të ndryshme nuk mundën të ishin të pranishëm ditën e parë të shkollës. Mësimet do të zhvillohen një herë në javë çdo të shtunë nga ora 15:30 deri në 17:30, në adresën Sheshi Pablo, 27.

Do të japin mësim, ashtu si edhe vitet e tjera vullnetarisht, katër mësues: Anila Kadija, Anora Zuna, Elvira Lashi Lika dhe Durim Lika. Është ofruar gjithashtu të japë ndihmesën e tij në orën e mësimit edhe një prind, Ingrid Gjini. Ndryshe nga vitet të tjera shkollore, këtë vit shkolla do të përdorë tekstin me tre vëllime “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”, libra që po shpërndahen falas nga Ambasada e që janë vënë në dispozicion nga ministria e Arsimit.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë fëmijë, mësues, prindër, të afërm dhe Shpendi Ndreu, Bujar Tabaku, Lavdi Paja, Shpendi Spahiu, përfaqësues të shoqatës “Scanderbeg”, prej së cilës organizohet e financohet shkolla. I ftuar nderi, prof. Gerd Hassler, drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja në Parma  “Leitmotiv London School” dhe docent i gjermanishtes në Universitetin e Parmës.

Ceremonia u hap nga përgjegjësi i organizimit të shoqatës, Durim Lika. Pas mirëseardhjes e prezantimit të mësuesve e të ftuarve, ai falënderoi mësuese Brunilda Hoxha Xhemo, për kontributin e vyer profesional që shkolla jonë pati fatin të kishte në tre vite, duke ja lënë fjalën prof. Gerd Hassler që falënderoi për ftesën, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe mes të tjerave nënvizoi: “Kjo shkollë është një nismë e lavdërueshme, shumë e rëndësishme. Sepse të dish gjuhën  dhe të njohësh kulturën e vendit tënd është çelësi që mund të të hapë mendjen për të kuptuar veten dhe të tjerët. […] Vetëm duke kuptur historinë tonë, kulturën tonë dhe mentalitetin e personalitetin tonë do të kemi mundësi të kuptojmë edhe tjetin. E pikërisht këtë mundësi po u jepni fëmijëve tuaj përmes kësaj shkolle”.

Më pas përshëndeti mësuesja Anila Kadija që u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve për frekuentim të rregullt të shkollës nga fëmijët. Ajo theksoi se “vetëm falë punës dhe sakrificave të mësuesve por edhe të prindërve ky projekt mund të shkojë gjithnjë e më mirë”. Një vlerësim të veçantë ajo ia dedikoi mësuese Anora Zuna e cila dha kontributin e saj për parashkollorët duke qenë e pranishme në të gjitha orët e mësimit.

Më pas 16 fëmijët zhvilluan orën e parë e mësimit me mësuesen Anila Kadija.

Dita e parë e shkollës

{gallery}scuola-scanderbeg2012{/gallery}

Sanatoria. Celulari do të nxjerrë të huajt nga balta

Formia. Shpërthen bombola e gazit në një familje shqiptarësh, dhjetë të plagosur në pallat