in

Pas Brexit-it, të shumtë britanikët që kërkojnë shtetësi evropiane

Në 8 muajt e parë të vitit 2016 është rritur me 250% numri i kërkesave kundrejt një viti më parë. Hulumtimi i të përditshmes The Guardian

Londër, 20 tetor 2016 – Që kur Britania e Madhe vendosi të dalë prej Bashkimit Evropian, është rritur në mënyrë marramendëse numri i britanikëve që duan të jenë përsëri shtetas evropianë.

E tregon një hulumtim i The Guardian, i bazuar në kërkesat e shtetësisë të paraqitura në 18 vende të BE-së (nëntë shtetet e tjera nuk i kanë ofruar të dhëna të përditshmes angleze). Në tetë muajt e parë të vitit 2016 ka pasur të paktën 2.800 kërkesa, me një rritje prej 250% krahasuar me numrin e kërkesave të paraqitura gjatë gjithë vitit 2015.

Numri më i lartë i kërkesave është paraqitur në Suedi (ku janë triplikuar), Danimarkë (ku janë dhjetëfishuar, në krahasim me vitin e shkuar), Irlandë, Luksemburg, Itali dhe Holandë.

Shumë prej aplikuesve për një shtetësi evropiane të intervistuar nga The Guardian kanë konfirmuar se janë shtyrë për këtë hap pikërisht nga Brexit.

“Nisa procedurën më 24 qershor, të nesërmen e referendumit” thotë për shembull, Ravi Bhatiani, 33 vjeç, që jeton në Bruksel prej 9 vjetësh. “Sapo u vu në rrezik liria e lëvizjes, sapo u rrezikua mundësia që të punoj në Belgjikë e të bëj punën që më pëlqen, vendosa të kërkoj shtetësinë”. 

Shkrimi në origjinal: Huge increase in Britons seeking citizenship in EU states as Brexit looms

 

Bonuse të reja për familjet. Akoma jo të qarta kriteret për imigrantët

Lufta kundër kaporalatit. Miratohet ligji i ri, ja çfarë ndryshon