in

Pasaportat biometrike, miratohet në Kuvend ligji për aplikimin në Romë e Milano

Emigrantët do të mund të aplikojnë për pasaportë në Romë e Milano kundrejt një çmimi prej  85 eurosh, ndërsa për letërnjoftimin elektronik do të paguajnë 10 euro. Kuvendi i Shqipërisë miraton sot ligjin mbi shtesën e kontratës konçensionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike” që parashikon aplikimin edhe në zyrat konsullore të Romës, Milanos, Athinës dhe Selanikut

pasaporta biometrikeTiranë, 23 shtator 2010 – Mjaftuan 74 votat e maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të ratifikuar sot, më 23 shtator, shtesën e kontratës konçensionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike”, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të SAGEM SECURITE dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve”.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji emigrantët shqiptarë do të mund të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentet e reja të identifikimit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) edhe ne Itali e Greqi, më saktë pranë zyrave konsullore në Athinë, Selanik, Milano dhe Romë. Në këto 4 zyra, mund të aplikojnë të gjithë shtetasit shqiptarë, pavarësisht vendeve ku punojnë e jetojnë, mjaft të figurojnë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Çmimi për aplikim në zyrat konsullore në Itali e Greqi mbetet po ai, 10 euro për letërnjoftimin dhe 85 për pasaportën biometrike. Projektligji parashikon një investim shtesë prej 3,5 milionë euro.

‘Spartiti per Scutari’, koncert në Bagnacavallo

Shabani dhe Milot në gjurmët e Luca Giordanos