“Do të kursenim 50 milionë euro në vit”
Romë, 24 gusht 2011 – Gianni Plinio, përgjegjës për sigurinë i Popullit të Lirive të Ligurias, i ka shkruar javën e shkuar ministrit të Ekonomisë Giulio Tremonti, për ta këshilluar që të fusë në manovrën ekonomike që po studiohet në Parlament një normë që t’u heqë të drejtën e pensionit social imigrantëve mbi 65 vjeç. Pasi, sipas tij, “rëndon në bilancin e shtetit” dhe “prek interesat e qytetarëve italianë që e kanë këtë të drejtë”.
“Është qesëndi dhe padrejtësi ndaj pensionistëve të shumtë italianë” nënvizon Plinio, që akuzon ligjin e vitit 2000 të aprovuar nga qeveria e qendrës së majtë e Giuliano Amatos, në bazë të të cilit jokomunitarët mbi 65 vjeç pa të ardhura marrin nga Instituti italian i sigurimeve shoqërore rreth 500 euro në muaj.
“Ata marrin këtë shumë – pohon Plinio – edhe nëse nuk kanë derdhur asnjë qindarkë kontribute në të shkuarën” dhe për më tepër “kanë mundësi të tërheqin çekun social, edhe nëse kthehen në atdhe”.
Sipas përgjegjësit për sigurinë të PdL Liguria, shuma e përgjithshme që INPS nxjerr çdo vit për pensionet e imigrantëve është pak a shumë 50 milionë euro. “Një shpenzim shumë i madh parash publike – përfundon ai – që duhet eliminuar”.
Lexo edhe Si merret çeku social