in

Pelegrinazh në Kllogjër dhe Qafë Botë, në kujtim të eksodit çam

Mbi 2 mijë vetë kanë përkujtuar të shtunën, më 25 qershor,  në varrezat e Kllogjërit, e më pas me një tubim në Qafë Botë, rreth 35 km larg Sarandës, në kufi me Greqinë, 67 vjetorin e eksodit biblik të popullsisë çame, e cila u detyrua me dhunë nga qeveria e atëhershme greke, të braktiste trojet e veta amtare, shtëpitë e pronat dhe të vinte në Shqipëri. Në krye të varganit të automjeteve dhe njerëzve, sigla e PDIU, e identifikuar si organizatore e pelegrinazhit. Kanë qenë të pranishëm edhe kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, së bashku me deputetin tjetër, Dashamir Tahiraj. 

Kryetari i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, Shpëtim Idrizi, tha në tubimin e organizuar në Qafë Botë se koha punon për shqiptarët, integrimi europian punon për shqiptarët. “67 vjet më parë, rreth 5000 vetë, të komunitetit çam, kryesisht gra, pleq e fëmijë, u masakruan barbarisht vetëm pse ishin shqiptarë dhe një pjesë e tyre vdiqën në tokën tonë, këtu në Kllogjër, në këto brigje të zhveshura”.

“Vepra kriminale mbi shqiptarët e Çamërisë ishte diçka thuajse unike, e ngjashme me holokaustin, megjithëse në përmasa më të vogla”, tha Idrizi.
Idrizi u zotua se “ne do t’i zhbëjmë kufijtë e luftërave të padrejta, që i ndanë shqiptarët, që  tkurrën hapësirën e tyre jetësore në Ballkan, pasi ky në fund të fundit është dhe objektivi i Europës së bashkuar”.

Sipas tij, liria e lëvizjes, e cila do të thotë fuqizim i shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, shton shanset e zgjidhjes së çështjes çame. “Shqipëria sot është anëtar i NATO-s. Shqipëria sot ka ratifikuar shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për institucionet ndërkombëtare të drejtësisë dhe rrugët europiane të vendosjes së kësaj drejtësie janë të hapura. Ne duhet të ecim në to”, tha Idrizi.

Lexo edhe:100 vitet e problemit çam” nga Pëllumb Xhufi

100 vitet e problemit çam

KiE për Shqipërinë: “Dialog politik dhe reformim të kodit zgjedhor”