in

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të dekretit të thjeshtëzimeve. Ja fomularët për të huajt

Romë, 10 maj 2012 – As të huajt nuk duhet të mbajnë më radhë në sportelet komunale për të ndërruar rezidencën. Tani mund të kërkohet pa dalë nga shtëpia. Falë një norme të dekretit të ligjit mbi thjeshtëzimet të ardhur në fuqi më 9 maj.

Rregullat e reja parashikojnë që kërkesa e regjistrimit në zyrën e Gjendjes Civile mund të paraqiten jo vetëm personalisht, por edhe me postë të porositur, faks apo me e-mail dhe në mënyrat e treguara në faqet internet të çdo komune.

Risia është e vlefshme edhe për qytetarët komunitarë dhe jokomunitarë, qoftë për ata që sapo kanë hyrë në Itali e kërkojnë rezidencën për të parën herë, qoftë për ata që transferohen nga një komunë italiane në tjetrën apo që ndërrojnë shtëpi brenda të njëjtës komunë.

Qytetarët jokomunitarë duhet t’i bashkangjisin kërkesës dokumentet që ndryshojnë sipas lejes së qëndrimit: nëse është e vlefshme, është në fazën e përtëritjes apo nëse i interesuari po pret lejen e parë për punë apo për bashkim familjar. Për të regjistruar familjarët, duhen pasur edhe aktet origjinale, të përkthyera dhe të legalizuara që provojnë gjendjen civile dhe përbërjen familjare.

Qytetarët komunitarë duhet të tregojnë se kanë të drejtën e qëndrimit në Itali për më shumë se tre muaj. Dokumentet që bashkangjiten janë të ndryshme për studentët,  të punësuarit e për ata që nuk punojnë por kanë gjithsesi mjetet e jetesës për vete e familjarët e tyre.

Shkarko

Formulari i deklarimit të rezidencës
Dokumentet për t’iu bashkangjitur kërkesës nga shtetas jokomunitarë
Dokumentet për t’iu bashkangjitur kërkesës nga shtetas komunitarë

Diplomohu menjëherë. Shko në Trotaelode.com

Batuta e fundit legiste: “Imigrantët nuk paguajnë? T’i djegim me napalm!”