in

Për të mos harruar Katër i Radës

Romë, 28 mars 2011 – Observatori mbi Ballkanin i Brindisit  dhe Observatori i Përhershëm Itali-Shqipëri  kanë organizuar për ditën e hënë, më 28 mars në orën 16.30 një takim për të kujtuar tragjedinë e Katër i Radës. Në molin përballë Kapitanerisë së Portit të Brindisit, edhe këtë vit, kur ky përvjetor përkon me njëzetvjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve, ceremonia parashikon hedhje lulesh në det dhe fjalime të shoqatave kundër racizmit.

Sot, anija që u bë varri i shumë shqiptarëve, dergjet në një zonë të braktisur të Marinës Ushtarake të Brindisit, duke u reduktuar përditë e më keq në një grumbull materiali të ndryshkur që tani rrezikon edhe të çohet për t’u shkatërruar me kërkesë të gjykatësve të Apelit të Lecces (ku po celebrohet procesi i shkallës së dytë, seanca e fundit e të cilit u shty sërish javën e shkuar për në fund të majit) nëse brenda një kohe të shkurtër qeveria e Shqipërisë nuk vendos ta tërheqë anijen.

Shoqatat antiraciste të Brindisit, mes të cilave edhe Observatori mbi Ballkanin i Brindisit  dhe Observatori i Përhershëm Itali-Shqipëri, por edhe familjarët e viktimave, shoqata Skanderbeg i Bolonjës (që i ka drejtuar një apel edhe Guvernatorit të Puglias Nichi Vendolas), kërkojnë që anija të çohet në Vlorë dhe të kthehet në një monument-muze në kujtim të emigracionit shqiptar, ose, në rast se qeveria shqiptare nuk e ka të mundur të bëjë këtë gjë, të gjendet një hapësirë në Brindisi ku anija të vihet e të restaurohet, duke u kthyer në pasuri kulturore të qytetit që priti krahëhapur 20.000 shqiptarë, plot 20 vjet më parë.

Për këtë arsye, sot do të nisë edhe fushata për mbledhjen e fondeve për të shpëtuar atë çka mbetet nga anija fatkeqe.

Lexo edhe: Katër i Radës diventi simbolo della tragjedia

Na ishte njëherë një kaike në det…

Presidenti Topi, vizitë në Bologna

Mbrojtësi qytetar krah qytetarëve