in

Përkthimi i dokumenteve me vulë apostille

Dy fjalë për vulën Apostille

Nga 26 maji i këtij viti, Italia ka tërhequr rezervën e saj ndaj shtetit shqiptar, lidhur me Konventën e Hagës për vulën apostille të datës 5 tetor 1961 me titull “Konventa për heqjen e kërkesës së legalizimit për dokumentet publike të huaja”, që  praktikisht detyron çdo vend që e nënshkruan të njohë dokumentet publike të vendeve të tjera pa kërkuar më parë legalizimin e tyre pranë përfaqësive konsullore të veta, por vetëm vulën apostille të lëshuar nga i njëjti vend që lëshon edhe dokumentin.

Edhe Ministria e Brendshme Italiane me një qarkore të 15 korrikut 2011 njofton zyra të ndryshme publike për këtë fakt.

Tashmë, të gjitha dokumentet e prodhuara nga autoritetet shqiptare do të legalizohen vetëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me vulën Apostille, pa pasur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën Italiane në Tiranë apo Konsullatat në Vlorë dhe Shkodër.

Në Itali Apostille vihet në prefekturë për dokumente të lëshuara nga komuna, dhoma të tregtisë, Shërbimi Shëndetësor kombëtar, dhe në Prokurori për certifikatat gjyqësore dhe aktet notarile. Praktikisht atje ku kërkohej legalizimi i një dokumenti italian para se ky të çohej në ambasadë apo konsullatë, po atje do të kërkohet që dokumentit t’i vihet Apostille, dhe më pas dokumenti të çohet drejtpërdrejt në Shqipëri, pa pasur nevojë të legalizohen më pas në Ambasadën e Shqipërisë në Romë apo Konsullatat tona në Milano dhe Bari.

Duhet saktësuar që Konventa përcakton heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja mes të cilave bëjnë pjesë, të parashikuara shprehimisht, dokumentet që lëshon një autoritet apo një funksionar i administratës së shtetit (përfshirë prokurorinë, gjykatën), dokumentet administrative, aktet noteriale, deklaratat zyrtare që dëshmojnë një regjistrim, një autentifikim firme mbi një akt privat, por konventa nuk aplikohet për dokumentet e lëshuara nga një diplomat apo konsull dhe as në dokumentet administrative tregtare dhe të doganës.

 

Lexo edhe: Vula apostile zëvendëson legalizimin e dokumenteve në konsullata  (Udhëzues)

Shqipëri-Itali: Hiqet legalizimi i dokumenteve në konsullata

E drejta për pushime

Lo scafo della Kater i Rades non sarà rottamato