Kryebashkiaku Alemanno kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore
Rome, 20 tetor 2011 – Roma sot është gdhirë nën rrebesh, gjë që ka shkaktuar e vazhdon të shkaktojë përmbytje të rrugëve dhe të kateve të para të ndërtesave dhe që po krijon probleme të konsiderueshme të automjeteve duke sjellë thuajse paralizimin e plotë të kryeqytetit.
Një preson ka humbur jetën në një apartament nën dhe në lagjen Infernetto.
Është mbyllur linja A e metropolitanes dhe disa stacione të linjës B. Janë thuajse plotësisht të bllokuara rrugë kryesore të zonave Cassia-Flaminia, Montemario, San Giovanni, Centocelle.
Probleme edhe për linja të ndryshme urbanësh, që në disa zona, si Trastevere apo Tiburtina janë përmbytur. Rruga përgjatë lumit Tevere, Lungotevere, me gjysmë metri ujë mbi asfalt, dhe me nënkalimet të përmbytur është pakalueshme.
Veç rrugëve e stacioneve edhe shumë shkolla të kryeqytetit nuk kanë hapur për shkak të përmbytjes së kateve të para.
Kryetari i Bashkisë së Romës, do t’i kërkojë Presidentes të Krahinës, Renata Polverini, “njohjen e gjendjes së emergjencës dhe të fatkeqësisë natyrore që do të vlejë si justifikim për të gjithë qytetarët që nuk kanë arritur të shkojnë në vendin e punës për ndërprerjen e shërbimeve publike”.
http://www.youtube.com/watch?v=2GU332aEJTA