in

Përshtatshmëria e strehimit. Hiqen super-taksat ndaj imigrantëve

Pas dënimeve të gjykatës për komunat Bolgare e Telgate, edhe në Seriate dhe Albino kthehen tarifat e vjetra. Nga 220 € e 160 €, në 70 € e 27,20 €. Kush ka paguar më shumë do t’i kthehet mbrapsht diferenca

Bergamo, 7 dhjetor 2015 – “Mbrapa kthehu” e administrative legiste që kërkonin qindra euro për një certifikatë përshtatshmërie banese.

Prej kohësh gjykata e Bergamos detyroi komunat Bolgare dhe Telgate të zhduknin shtesat, e pajustifikuara dhe diskriminuese, që godisnin vetëm imigrantët. Pasi ajo certifikatë, që një italian as që e di se ç’është, për imigrantët është e domosdoshme kur kërkojnë bashkimin familjar apo kartën e qëndrimit.

Më 22 dhjetor do të përfundonin në bankën e të akuzuarve edhe komunat Seriate dhe Albino, falë një kauze anti-diskriminim të çuar përpara nga katër qytetarë të huaj të mbështetur nga ASGI, CGIL Bergamo dhe kooperativa RUAH.

Albino certifikata kish arritur të kushtonte 160 euro, në Seriate 220 €. Por duke parashikuar që në gjyq do të humbisnin, dy komunat, më 30 nëntor kanë tërhequr urdhëresat që kishin sjellë rritjen e çmimit. Tani në Albino certifikata për përshtatshmërinë e strehimit kushton 27,20 €, në Seriate 70 €. E jo vetëm kaq: kush ka paguar më shumë do të mund të kërkojë t’i kthehet mbrapsht diferenca.

“Një fitore për ne e për shoqatat e tjera që kanë marrë pjesë në kauzë dhe që luftojnë për barazinë në trajtim” pohojnë Marta Lavanna dhe Alberto Guariso, avokatë të ASGI-t.

Ndërkaq, pritet akoma një ndërhyrje nga qeveria. Parlamenti i ka kërkuar të nxjerrë “kritere të qarta dhe të njëjta për të gjithë për përcaktimin e taksës së lëshimit të dëshmisë së përshtatshmërisë së strehimit” duke caktuar edhe një “çmim tavan”.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Imzot Rrok Mirdita

Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita

Djegia e bunkerit ne Tirane gjate manifestimit te PD-se

La violenza cieca del PD