in

Përurohet më 20 shkurt në Muzeun Kombëtar pavijoni ‘Terrori komunist”

Rihapet me emër të ri pavijoni mbi Shqipërinë e viteve ’45-’90 që do të sjellë për vizitorët e tij fotografi, dokumente e objekte të reja që e pasqyrojnë në mënyrë kronologjike dhe tematike atë periudhë

Tiranë, 18 shkurt 2012 – Një nga pavijonet më të kërkuara nga vizitorët e huaj në Muzeun Historik Kombëtar, ai i periudhës së regjimit komunist, do të hapet ditën e hënë, 20 shkurt.  Ky pavion do të sjellë për vizitorët e tij fotografi, dokumente, objekte të reja që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike dhe tematike Shqipërinë e viteve ’45-’90.

Me rihapjen e këtij pavijoni nuk ndryshon vetëm emri i tij, nga Pavioni i Genocidit në atë të Terrorit Komunist, por në të do të paraqiten materiale të reja të pa ekspozuara më parë për vizitorët vendas e të huaj. Vitrinat dhe stendat e pavijonit do të pasurohen me objekte personale të të përndjekurve politikë si veshje, enë, lugët, pjata prej alumini, etj, por edhe punime shkencore, dorëshkrime, ndër to edhe ato të Pjetër Arbnorit.
Forma dhe përmbajtja e tij është konceptuar nga grupi i muzeologëve Enver Kushi, Fredi Gusho, Sali Kadria, Fatmir Boshnjaku, Etleva Demollari, etj. Njëkohësisht Muzeu ka bashkëpunuar për këtë qëllim edhe me  Agim Mustën, përfaqësues i Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe Kastriot Dervishin, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa konceptimi arkitekturor është realizuar nga arkitekti Latif Lami.

Pavijoni i Terrorit Komunist do të jetë po në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, në sipërfaqen prej 360 metrash katrorë. Pavioni i Genocidit është hapur në vitin 1996 në Muzeun Historik Kombëtar, po dy vjet më pas ai u mbyll për arsye të ristrukturimi të MHKS-së.

Rona Nishliu do të këndojë shqip në Eurovizion

Përurohet në Tiranë selia e ambasadës së Kosovës