in

Përurohet në Tiranë selia e ambasadës së Kosovës

Thaçi: “Një datë historike për çdo shqiptar”

Tiranë, 18 Shkurt 2012 – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Sali Berisha përuruan më 17 shkurt, selinë e ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitet të larta nga të dyja vendet dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi hapja e ambasadës së Kosovës në Tiranë është një ditë e rëndësishme për çdo shqiptar. Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Thaçi e konsideroi si dhuratën më të bukur që i bëhet shtetit që ai përfaqëson në katër vjetorin e pavarësisë. Gjatë ceremonisë së hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, Kryeministri Thaçi theksoi se të dy vendet kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm. “Jemi një komb dhe dy shtete. Aspirata jonë është anëtarësimi në NATO dhe integrimi europian”, deklaroi Thaçi.

Thaçi bëri të ditur gjithashtu se janë drejt përfundimit edhe procedurat dhe shumë shpejt do të bëhet e mundur edhe hapja e ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.
Berisha tha se “ambasada e Kosovës në Tiranë, sikundër edhe ambasada e Shqipërisë në Prishtinë kanë misionin e dyfishtë të forcojnë pozitën ndërkombëtare të dy vendeve tona, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, por edhe misionin tjetër kombëtar të kapërcimit me vendosmëri të të gjitha pasojave të krijuara gjatë një periudhe të gjatë ndarjesh, kufizimesh e bllokimesh të pamerituara”.

Kosova në katër vjet pavarësi është njohur nga 88 vende anëtare të OKB-së.

Përurohet më 20 shkurt në Muzeun Kombëtar pavijoni ‘Terrori komunist”

Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia