Një punëtor shqiptar ka rënë nga 6 metra lartësi. Mbi ngjarjen hetojnë karabinierët
Romë, 30 maj 2016 – Një aksident në punë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në një kantier ndërtimi në rrugën Raiale në zonën industriale të Pescaras. Një i ri shqiptar (bëhen të ditura vetëm inicialet e emrit E.K. dhe mosha 32 vjeç) që po punonte mbi çati ka rënë nga 6 metra lartësi, për shkak se një panet eterniti është shembur nën këmbët e tij.
Menjëherë është dhënë alarmi që 32-vjeçari u mor me ambulancë e u çua në repartin e Neurokirurgjisë së spitalit të qytetit. Gjendja e tij konsiderohet kritike.
Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët e Pescaras që kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit e për të parë nëse ka ndonjë përgjegjësi për mosrespektim të normave të sigurisë.