in

Pëson avari avioni i presidentit Topi

Autoritetet nisin një avion special për të marrë Bamir Topin. Po dje një tjetër ngjarje e çuditshme duket se ka ndodhur në qiellin mbi Rinas: motorët e një avioni linje janë shuar për 25 sekonda në qiell e është rindezur vetëm 700metra nga toka

Romë, 11 tetor 2011 – Sipas mediave shqiptare, në avionin me të cilin presidenti Topi do të udhëtonte drejt Turqisë, është verifikuar një defekt teknik.

Lajmi duket se është bërë i ditur fillimisht nga mediat turke, sipas të cilave, qeveria turke ka dërguar një nga avionët e saj specialë që përdoret për autoritetet e shtetit  dhe të ftuar të nivelit të lartë. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen, ndërsa nuk ka sqaruar llojin e avarisë dhe se kujt kompanie i përkiste avioni me të cilin Topi kishte planifikuar të udhëtonte. Nga ana tjetër, mohon gjithçka rreth ngjarjes Drejtori i Shërbimit të aviacionit civil Ervin Mazniku. Në një prononcim po për Gazeta Shqiptare, Mazniku tha: “zyrtarisht nuk kemi asnjë lloj informacioni që një ngjarje e tillë të ketë ndodhur brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu Ajansi, presidenti shqiptar ka arritur me disa orë vonesë në Ankara, bashkë me delegacionin që e shoqëronte.

Një tjetër ngjarje e çuditshme duket se ka ndodhur dje në aeroportin e Rinasit: sipas Temës, rreth orës 4 të mëngjesit një avion i vjetër dy-motorësh i prenotuar për një udhëtim Budapest-Tiranë nga Belle Air, është fikur në qiell mbi Rinas për rreth 25 sekonda dhe është rindezur vetëm kur ishte 700 metra mbi tokë. Sipas një pasagjeri që ka qenë në avion dhe i ka shkruar gazetës Tema, “pasagjerët pasi u imbarkuan ne aeroportin e Budapestit pritën mbi 1 orë në avion për t’u nisur, pasi shërbimi hungarez nuk gjente dot asnjë aviator për t’u nisur. Policet e autoritetet shqiptare iu lutën pasagjerëve të mos e publikonin këtë skandal”. Në fakt nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi ngjarjen.

Shkodra nderon Migjenin në 100 vjetor të lindjes

Punëtorët shqiptarë. Shembull në punë, për dinjitet e profesionalizëm