in

Pezullohet linja e trageteve Brindisi-Vlorë

Për probleme ekonomike, kompania që administron lundrimin e Ionian Spirit dhe Red Star One ndërpret udhëtimet Brindisi-Vlorë

Romë, 14 shkurt 2012 – Dy tragetet që lidhnin Brindisin me Vlorën Ionian Spirit dhe Red Star One, kanë ndërprerë lundrimet me vendim të shoqërisë së lundrimeve që administron këtë linjë.

Shkaku janë problemet mes shoqërisë dhe Autoriteteve të portit që akuzohen nga kompania e lundrimeve për  “pengim të aktivitetit tregtar”.

Nga viti i shkuar kur kompania është detyruar të zhvendosë anijet nga gjiri i Levantes në Costa Morena, kostot janë rritur shumë. Për akostimin e anijeve janë tashmë të detyrueshme një sërë operacionesh sigurie që sjellin shpenzime shtesë për kompaninë, pa sjellë ndonjë përmirësim të shërbimeve për pasagjerët.

Sipas kompanisë, me gjithë ankesat e paraqitura Autoriteteve të portit, asnjë zbritje nuk është ofruar prej tyre për dy tragete, ndaj vendos për pezullimin e lundrimit.

Taksa mbi lejeqëndrimet. Shtyhen përtëritjet në pritje të modifikimeve

Hiqet si agjent i shërbimeve sekrete. Është trafikant droge e arrestohet